Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në parim projektligjin "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë"
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot në parim projektligjin "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë".
TIRANË, 25 Qershor /ATSH/ -Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot në parim projektligjin "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë".
Kodi Doganor vendos rregullat dhe procedurat e përgjithshme të zbatueshme për mallrat që hyjnë ose që dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, si dhe statusin, kompetencat e organizimin e personelit të administratës doganore.
Nisma synon lehtësimin dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore si dhe rritjen e luftës kundër mashtrimit për t'iu përgjigjur zhvillimeve të tregtisë ndërkombëtare si dhe nevojave të operatorëve ekonomikë. Ndryshimet sjellin përmirësim të një numri rregullash dhe praktikash të rëndësishme që përfshijnë masa të cilat çojnë në kalimin në një mjedis doganor elektronik pa letër si dhe dispozita për të futur procedurat doganore për operatorët ekonomikë të autorizuar ("AEO"), përfshirë zhdoganimin e centralizuar.
Anëtarët e Komisionit të Ligjeve vijuan me shqyrtimin e disa neneve, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com