TIRANE - Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut kaloi sot vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Bujar Nishani me nr. 7840, datë 03.12.2012 “Për emërimin e Adriatik Llallës si prokuror i Përgjithshëm. Anëtarët socialistë të komisionit abstenuan duke e deklaruar “antikushtetues” dekretin e kreut të shtetit. Dekreti pritet të kalohet për miratim seancën e së premtes. Komisioni miratoi relacionin e hartuar nga deputeti demokrat Dashnor Sula.
LLALLA DO LUFTOJ FENOMENET ANTILIGJORE
Përpara deputetëve të komisionit ligjor, Adriatik Llalla tha se sfidë mbetet rritja e besimit të qytetarëve te prokuroria.
"Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm përballet me disa sfida si ajo e rritjes së besimit. Jam i vetëdijshëm për arritjen e objektivit duke iu referuar gjëndjes aktuale por kam besim se është i realizueshëm. Për të pasur sukses prioritet është lufta e fenomeneneve antiligjore brenda akuzës ky do të jetë dhe hapi i parë."- tha Llalla.
DO MBESHTES PROKURORET QE LUFTOJNE KORRUPSIONIN
Ai nënvizoi se "disa prokurorë në vend që të luftojnë krimin e korruptuar bëhen palë duke luajtur avokatin gjatë hetimit të çështjesh"- tha Llalla duke shtuar se megjithatë "Kjo kategori është pakët dhe pjesa më e madhe e prokurorëve janë njerëz me intergritet të lartë moral e profesional që përballen me vështirësitë, janë të devotëshëm dhe të përkushtuar".
Pikërisht këtë kategori kandidati për postin e Prokurorit të Përgjithshëm premtoi se do t’i jepte mbështetje të madhe.
“Ata kanë nevojë për mbështetje dhe motivim dhe unë do të mbështes ata prokurorë që luftojnë pa kompromis korrupsionin”- nënvizoi ai.
PRIORITET PAVARESIA DHE TRANSPARENCA
Ai nënvizoi se prioritet i tij do të jetë pavarësia e institucionit, bashkëpunimi dhe transparenca me qytetarët.
“Kushtetuta e ka mirëpërcaktuar pavarësinë, por ne nuk do të presim të na e japin pavarësinë. Nëse prokurori nuk ka bërë pakt me krimin, dhe merr vendime të zbatuara në ligj është i pavarur nga krimi e politika. Integriteti është arma kryesore në luftën ndaj çdo varësie. Pavarësinë na e jep puna nëse s'bëjmë pakt me krimin"- tha Llalla, duke shtuar se do të jepte përvojën, integritetin dhe premtoi se "nuk do bëj pakt me asnjë fenonem që duhet luftuar”
Duke folur për transparencën Llalla bëri të qartë se do të ndalonet rrjedhjen e informacionit. “Transparenca duhet mbështetur tek marrëdhëniet e hapura me publikun. Trasnparenca nuk duhet ngatërruar me rrjedhjen e informacionit që dëmton besimin e publikut. Rrjedhja e informacionit do goditet me forcën e ligjit. Ata do binden se përfaqësimi dinjitoz do të jetë e vetmja ku do bazohet karriera te tyre profesionale”
Relatori Dashnor Sula tha se Llalla në vendimmarrjen e tij nuk është ndikuar asnjëherë nga politika, ndaj dhe gëzon një figurë të pastër etiko-morale. Deputeti demokrat tha se ishte marrë informacion nga Prokuroria Përgjithshme dhe se nuk kishte pasur asnjë ankesë ndaj Llallës si kryeinspektor i ILDKP-së.
Deputeti Saimir Tahiri shpjegoi se deputetët e PS e quajnë dekretin presidencial anti-kushtetues, arsye për të cilën edhe abstenuan. Qëndrimi i PS ishte bërë publik edhe më parë nga grupi PS, ndërkohë që nga grupi i majtë ai që do të dalë kundër vendimit të grupit, është deputeti dhe anëtari i Komisionit të Ligjeve, Tom Doshi.
VOTIMI NE PARLAMENT
Emri i Adriatik Llallës u dekretua nga kreu i shtetit vetëm dy ditë më parë dhe pritet të sigurojë një mbështetje përtej kampit të mazhorancës. Në prag të votimit në seancë parlamentare, ndonëse votimi do të jetë i fshehtë, disa deputetë kanë preferuar ta deklarojnë hapur mbështetjen për emrin e Adriatik Llallës. Një veprim i tillë është bërë së pari prej kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule e më pas edhe deputetët Dritan Prifti dhe Tom Doshi. Këto qëndrime e zbresin me tre vota numrin e kartonave të bllokut të opozitës në Kuvend. Votën "pro" këtij dekreti e ka deklaruar përmes një mesazhi në Facebook edhe ish ligjvënësi socialist Kastriot Islami. Nisur nga mbështetja publike që i bëri emrit të Llallës, ish Presidenti Bamir Topi, edhe vota e deputetit të Frymës së Re Demokratike Gazmend Oketa pritet të ketë të njëjtin vullnet politik. Ndërkaq, pa një qëndrim mbeten katër deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dy të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe kreu i republikanëve Fatmir Mediu.
Në këtë situatë 66 votave të grupit parlamentar të Partisë Demokratike u shtohen ato të deputetëve Islami, Dule, Prifti, Doshi e Oketa duke e garantuar numrin minimal të kërkuar për miratimin e dekretit pavarësisht votave të LSI, PDIU dhe PR. Nëse edhe këta aleatë të kryeministrit do ta mbështesin dekretin e Nishanit atëherë Adriatik Llalla mund të zgjidhej kryeprokuror me së paku 78 vota.
Më parë Llalla mbante postin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha: Kapitull i ri në luftën ndaj korrupsionit