TIRANË- Komisioni i ligjeve ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës nismën e nënkryetarit të komisionit të mediave, Alfred Peza për ndryshime në ligjin e mediave audiovizive,ku shpalli edhe vakancën e katër anëtarëve.

Sipas deputetit Peza, AMA duhet të reformohet, pasi 3 anëtarëve u ka mbaruar mandati, ndërsa kryetarja Endira Bushati po ushtron detyrën pa mandatin e anëtarit e për pasojë ky institucion është në ngërç.

Por opozita ka kërkuar që drafti të diskutohet me ekspertizën e ndërkombëtarëve dhe pastaj të kalojë për diskutim në komsionin e ligjeve. Propozimi i deputetit Halimi është rrëzuar nga  mazhoranca me arsyetimin se ky propozim i deputetit Peza nuk cënon kushtetutën. Gjatë kësaj seance në Komisionin e ligjeve, opozita nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)