Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur në total me shumën 3 milionë lekë 10 subjekte në të gjithë vendin të cilët janë evidentuar se kanë shkelur ligjin anti-duhan.
Masat administrative janë vendosur ditën e djeshme gjatë inspektimit të kryer në të 11 qarqet e vendit përgjatë orës 18.00 deri në orën 20.00. Siç bëhet e ditur nga ISHSH inspektimi është kryer në qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër ku morën pjesë 103 inspektorë në 33 grupe inspektimi.
Në përfundim të inspektimit u morën 10 masa administrative në 432 subjekte të inspektuara dhe ku shuma e përgjithshme arrin në 3.000.000 lekë për shkelje të ligjit anti-duhan
Nga ana e tij Inspektorati Shtetëror Shëndetësor falenderon qytetarët dhe bizneset në të gjitha qarqet në të cilat u krye inspektimi për mbështetjen dhe rithekson se me ngritjen dhe funksionimin e degëve në qarqe strukturat e ISHSH janë në efiçencë të plotë në kryerjen e misionit të tyre ‘respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik’ në gjithë territorin e vendit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com