Më shumë se 1252 kontrolle në të gjithë vendin janë kryer për zbatimin e ligjit antiduhan në subjektet privake, kryesisht bare dhe lokale në të gjitha qytetet e vendit ku janë vendosur 29 masa administrative, gjobë me vlerë 300 mijë lekë secila vetëm në muajin Janar të këtij viti.
Në të njëjtën periudhë kohore në qytetin e Tiranës grupet e inspektimit kane kryer 520 inspektime në njësi shërbimi, bar-kafe, restorante, pub-e, klube argëtimi dhe mjedise të tjera publike ku identifikuan si shkelës të ligjit 12 subjekte ndaj të cilëve u morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë për secilin subjekt.
Eltar Deda, Kryeinspektor i ISHSH-së, ka theksuar vendosmërinë e Institucionit që ai drejton për zbatimin pa kompromis dhe në vijueshmëri të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ndaj çdo shkelësi të ligjit, vlerësoi bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët me denoncimet e tyre kanë ndihmuar në suksesin e deritanishëm në zbatimin e këtij ligji.
Gjithashtu, ai është shprehur se inspektimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim.
ISHSH është e angazhuar për monitorimin dhe respektimin e vazhdueshëm të zbatimit të ligjit antiduhan.
Gjatë vitit 2015, vit që përkon me ngritjen dhe funksionimin e plotë të degëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqe, trupa e inspektorëve të ISHSH e përbërë nga 194 inspektorë ka realizuar 22 125 inspektime dhe ka marrë 292 masa administrative.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com