TIRANE - Ligji antiskaf, një ndër të parët e qeverisë Berisha, i trumbetuar me të mëdha si arritje, u miratua në parlament më 3 prill 2006, 7 muaj pasi demokratët kishin krijuar qeverinë. Në kohën kur ishtë në opozitë, Berisha i akuzonte socialistët në pushtet si “baballarët e trafiqeve, njerëz të përfshirë në klanet e trafikut të drogës e klandestinëve” etj.
Në vitin 2004, një vit para zgjedhjeve parlamentare, ndodhi tragjedia e 9 janarit, ku 21 persona humbën jetën në det dhe 8 të tjerë u zhdukën. Ndërsa raste të tjera të trafikut të lëndëve narkotike, nuk kishin të ndaluar. Në vitin 2005, Partia Demokratike mori pushtetit dhe pak kohë më pas, krijoi qeverinë.
Duke tentuar luftën pa kompromis ndaj trafiqeve, më 3 prill 2006 i votua në parlamtne moratorium i skafeve. Ky votim hasi në kundërshtimin e gjerë të opozitës, operatorëve turistikë, bashkive të zonave turistike (jo të PD). Ndërsa policia kufitare nisi menjëhere aksuionin në det, të parët që kundërshtuan me dokumente, kërkesa, ankesa etj, ishin pronarët e hoteleve dhe plazheve përgjatë bregut të detit, si dhe operatorët turistikë, duke deklaruar, “se ky vendim po e gropos turizmin shqiptar”.
Madje, ligji antiskaf shkonte aq larg, saqë nuk lenonte të lundronin në ujrat tona as jahtet apo varkat me vela. Reagimet e opozitës ishiin të forta, por mungesa e numrit të votove bënte që asgjë të mos ndryshonte përveç zhurmës.
Por, kjo e fundit duket se nuk i interesonte qeverisë, edhe pse linqe qindra mijëra familje pa bukë, pasi as peshkatarët që gjuanin afër bregut, nuk mund të nxirrnin më varkat e tyre. Kjo situatë zgjati plot katër vjet, kohë kur duhet të mbaronte dhe afati. Por, Berisha, i vendosur në të tijën, kërkoi shtyrjen edhe me tri vjet të tjera të moratoriumit.
Dhe, më 04.02.2010, në parlament u rivotua edhe një herë ligji antiskaf. Saherë që opozita kërkonte abrogimin e këtij ligji, mazhoranca e akuzonte, se “donte të rikthente varrezën e Otrantos”. Megjithë kërkesat e pushtetit vendor të bashkive e komunave turistike drejtuar Kuvendit, megjithë thirrjet e Shoqatave të Operatorëve turistikë nga Jugu në Veri, për heqjen Moratoriumit, qeveria nuk “lëshoi pe”.
I vetmi tolerim ishte lejimi i lundrimit të varkave me vela e jahteve në ujrat territorial të Shqipërisë, gjë që mori votat e pozitës e opozitës në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, më 6 qershor 2012. Më pas, kjo kaloi dhe në Parlament me votat e të gjithë deputetëve.
Ndërsa tani, kur afati ka skaduar, secialistët, por edhe operatorët turistikë apo bashkivë e komunat e zonave turistike, i tremben se mos qeveria do ta çojë sërish për votim. “I bëjmë thirrje Berishës, të mos e sjellë më në Kuvend për miratim, Moratoriumin e deteve dhe liqeneve, sepse nuk do ta votojmë”.
Kështu është shprehur sot, nëpërmjet një letre publike, deputeti socialist, Artan Gaci, i cili ka uruar qytetarët që jetojnë në vijën bregdetare të detit Adriatik e detit Jon, të liqenit të Shkodrës, Ohrit, Prespës e Fierzës, të gëzojnë lirinë e shfrytëzimit të ujrave.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com