Ligji/ Artistët për Report Tv: S’e lëmë teatrin të shembet, përgjigjemi flakë për flakë, duam specialistë nga Brukseli

Artistët që i thanë: Jo, me rezistencën e tyre për gjashtë muaj vendimit të djeshëm të qeverisë, sot ndihen të thyer, si artistë edhe si qytetarë. Miratimi i ligjit për “Teatrin Kombëtar” për ta është një tregues, se vendi ynë është në diktaturë, jo vetëm ideologjike, por edhe ekonomike. Regjisori Robert Budina, aktori Neritan Liçaj dhe aktorja Klodiana Keço shprehen për kamerën e “ReportTv”, se jo vetëm do t’u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, por ata do të përshkallëzojnë grevat në mënyrë demokratike. Regjisori Budina nuk tërhiqet. Një ditë pas miratimit të ligjit ai shprehet se rezistenca do të vazhdojë, derisa qeveria të reflektojë.

Do të vazhdojë rezistenca, sepse ne e dinim se si ishte votimi i qeverisë. Sigurisht, që kjo ngjallë revoltë, por nuk kemi surpriza. Nga ana tjetër mendoj se votimi i Parlamentit na bëri të qartë se ku po shkon Shqipëria, nëse nuk reagohet tani, mendoj Shqipëria e 30 viteve të ardhshme do të kthehet në një shoqëri me skllevër edhe me skllavopronarë.

Robert Budina

Prandaj, Budina mendon se duhet një reagim i fortë, artistët do të vazhdojnë protestën edhe në varësi të mënyrës se si do të reagojë qeveria.

Ne do t’i përgjigjemi flakë për flakë, derisa ne të bëjmë të gjithë politikën shqiptare të reagojë.

Robert Budina

Për Robert Budinën vendi është në një rrezik të madh, se ka shkuar në një diktaturë jo si në kohën e komunizmit me mjete ideologjike, por edhe më të egër, ekonomike. Kjo për të është shumë më e rrezikshme, sesa atëherë. Për raportet që kanë bërë institucionet e Ndërtimit dhe ai Zjarrfikës, ku kanë kërkuar që TK mos të funksionojë më për shkak të rrezikshëmërisë së lartë që paraqet për njerëzit Budina mendon se:

Këtë nuk e dimë, do ta shikojmë se kush mundet edhe kush nuk mundet. Këtë do ta shikojmë se nga e morën ata këtë urdhër, pasi nëse institucionet e tjera nuk e përballuan tërmetin, Teatri e dha provën e vet. Nëse këta kanë katër specialistë, ne kemi 70 të tjerë, që kanë firmosur kundër shembjes. Kam përshtypjen se këta shteti po i përdorë si mish për top. 


Robert Budina

Kjo është një gjë që do gjatë, 60 deri në 90 ditë, edhe në varësitë lëvizjeve që do të bëjnë ata, artistët do t”u përgjigjen. “Thelbi ynë është protesta, nëse ata mendojnë se do ta bëjnë me dhunë edhe me forcë do të ketë një reagim qytetarë”.

Aktori Neritan Liçaj e ka pranuar miratimin e ligjit që në fillim. Por, megjithatë edhe ai shprehet se artistët nuk do të ndalen.

Të jem i sinqertë ndihem i tradhtuar, u kam bërë thirrje shumë herë deputetëve, që mos atë aprovojnë këtë ligj.  U kam kërkuar që të votojnë si patriotë, jo si njerëz të formatuar. Kjo paska rënë në vesh të shurdhët, por është zgjedhja e tyre. Më vjen keq, ndihem i tradhtuar.

Neritan Liçaj

Artistët do të përshkallëzojnë lëvizjen, beteja do të përshkallëzohet në mënyrë demokratike, jo si njerëz të dhunshëm.

Në nuk mund ta lëmë veten, që të biem viktima apo skllevër të një palogjike të madhe, të një diktati gati-gati diktatorial, që ka 20 vite që do ta prish teatrin. Ai duhet që të kuptojë se është kryeministri i shqiptarëve dhe jo kryeministër i vetës së vet.

Neritan Liçaj

Artistët do të lëvizin nëpërmjet institucioneve në mënyrë demokratike. Ata do ta ndjekin këtë betejë në formë institucionale edhe me protestë demokratike.

Është folur edhe për ngujim dhe po e shqyrtojmë.

Neritan Liçaj

Nëse artistët mendojnë për ngujim, raporti i instituteve ka kërkuar, që godina e TK të mbyllet. Aktori Neritan Liçaj këtë e quan një kërkesë të pavend.

Zjarrfikësit kanë 27 vite që nuk kanë ardhur asnjëherë në Teatër. Ata janë struktura që kontrollohen dhe drejtohen po nga i njëjti njeri, Edi Rama. Unë i pyes, se përse ata nuk shkuan që të inspektojnë edhe Teatrin Eksperimental?

Neritan Liçaj

Megjithatë, Liçaj kërkon që Kuvendi edhe Presidenti i vendit të çojnë në teatër njerëz të pavarur nga Brukseli.

Unë kam besim tek Brukseli. Edhe institucionet edhe politika i detyrohen kaq Teatrit Kombëtar. Nëse një grup ekspertësh të pavarur do të thotë, që: Po, Teatri Kombëtar nuk mban. Atëherë unë i pari do të kërkojë të falur edhe do të pranojë vendimin e bllokimit të institucionit. Por jam i bindur, që kryeministra nuk do ta bëjë kurrë, sepse ata e dinë shumë mirë, që kjo godinë mban shumë mirë. 

Neritan Liçaj

Aktorja Klodiana Keço është shprehur kundër Teatrit të ri që në fillim. Megjithatë, ajo pas ditës së djeshme ndihet e thyer, aq sa ngre pikëpyetje, nëse ja vlen më që të jetojë në Shqipëri?

Edhe unë jam pjesë e komunitetit të artistëve që qëndruan. Unë nuk do ta bëja këtë qëndresë vetëm, pa parë personat që na kanë dhënë ngrohtësi edhe kurajo. Një nga politikanët e botës thotë: Se duhet që të ndërtojmë barrikada kurajoje, që të mposhtim lumenjtë e frikërave. Sigurisht që me kurajën e njëri-tjetrit bëmë këtë lloj qëndrimi.

Klodiana Keço

Keço ndihet totalisht e shkurajuar, sepse për të është një situatë e vështirë, pasi nuk dihet se kur do të fillojnë shqiptarët, që të kenë kurajë qytetar dhe feedback qytetar nga krerët e qeverisë.

Uroj që kësaj here mos të na përmbysin frikërat. Unë vet nuk e di se çfarë do të bëjë. Sigurisht, që jam kundër shembjes së TK për të bërë një teatër të ri të ngucur mes kullash. Unë jam për rikonstruksionin e TK në këtë kompleks, që është tani.

Klodiana Keço

Për aktoren është një fakt i trishtë, që ata të fillojnë të mendojnë nëse do fitojnë apo jo. Sipas saj, rëndësi ka që të ngrenë zërin edhe kur mendimet janë ndryshe, sepse kjo është demokracia. Artistët do të vijojnë protestat sonte ora 19.00. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demi: 06/07/2018 18:24

    Cfar lesh artista jane keta, o Neritan kur del aty shko lahu se je zhuls dhe dukesh si ata qe shesin te gabi.

    Përgjigju
  • tonin: 06/07/2018 18:07

    meqe kta aktor sduan te prishet teatri,,e ta bejene banjo publike dhe le te aktroj kjo treshe

    Përgjigju
  • Toni: 06/07/2018 17:41

    Nese arti ka ngelur ne dore te kesaj treshes,artin e paska marre lumi!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 06/07/2018 17:38

    Ore po ky fundërrina budina çfar ka bër ky artist hollivudi ky idjot i ler ky debil delirant.

    Përgjigju
  • Tata: 06/07/2018 16:57

    O artist te vet quajtur antar partish dhe simpatizont partish .Ju duam tu njohim ne skene jo ne rruge se deri tsni Rroft Portakallia apo Al .Pazari se sa per ju populli puthesh me Milon .Artist poletikan beni detyren jo politiken se keni mesuar si ata qe shkojn neper mitigje per nje shishe birre dhe nje cop SALLOM .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja