Ligji/ Bashkitë do mund të vendosin
taksën e përkohshme deri 3 vjet

Ligji/ Bashkitë do mund të vendosin<br />taksën e përkohshme deri 3 vjet
Ligji i ri për financat vendore i jep çdo bashkie të drejtën të vendosë një taksë të përkohshme deri 3 vjet, e ngjashme me taksën e arsimit që aplikon Bashkia Tiranë.
 
Sipas Ministrit të Financave, i cili paraqiti ligjin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, formula e llogaritjes së saj do të bazohet te taksa aktuale e pronës plus 35%.
 
 “Baza ku do të referohet kalkulimi për një taksë të përkohshme, është taksa e pasurisë. Nëse taksa e pasurisë në një zonë do të jetë 10 lekë, taksa e përkohshme do të jetë jo me e madhe se 13.5 lekë”, tha Ahmetaj.
 
Një pikë e draftit që ngjalli debate në Komision ishte neni që përcakton se Bashkitë nuk duhet të parashikojnë në buxhetet pasardhëse debitë e akumuluara.
 
Kreu i Komisionit Erion Brace tha se në këtë mënyrë nxiten bashkitë të mos vjelin taksat veçanërisht në prag fushatash elektorale.
 
 “Shqetësimi është se kështu siç është formuluar, nuk ka asnjë lloj detyrimi që organet vendore t'i mbledhin këto para. Do ta kthejnë në instrument politike dhe elektoral çdo dy vite”, u shpreh Braçe.
 
Ligji i ri për financat vendore rrit mbështetjen që bashkitë marrin nga Buxheti i Shtetit, duke përcaktuar që fondet për to të mos jenë më të ulëta se 1% e totalit të shpenzimeve buxhetore.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS