TIRANË - Në vijim të qëndrimit të kahershëm se projektligji për arsimin e lartë plotëson interesat e qeverisë, opozita nëpërmjet ish-kryeministrit Berisha publikoi disa fakte. Në kuvend, gjatë debatit për dekretin e kthyer nga presidenti për propozimin ligjor të qeverisë për arsimin e lartë, Berisha deklaroi se ky projekt financohet nga dy universitete private, të cilat favorizohen nga qeveria. Sipas Berishës, pronarët e këtyre universiteteve, emrat e të cilëve nuk i ka përmendur, i kanë ofruar para PD-së, që të mos e kundërshtojë ligjin.
“Ky ligj po bëhet për favorizimin e dy tre universiteteve private. Kush janë ato? Mjafton të lexoni mediat e tyre. Na janë afruar edhe ne që të mos e kundërshtojmë këtë ligj, por nuk iu eci”, ka thënë Berisha
Megjithëse presidenti vendosi të ktheje p/ligjin , mazhoranca e quan të mbyllur debatin për arsimin e lartë.
Rreth një muaj më pare, presidenti Nishani ktheu për rishqyrtim në Kuvend p/ligjin e arsimit të lartë, të miratuar vetëm me votat e maxhorancës. Në argumentet e tij, kreu i shtetit shprehej se ligji është antikushtetues dhe se cenon pavarësinë e universiteteve. Dy ditë më parë, maxhoranca në komisionet kuvendore rrëzoi dekretin e kreut të shtetit, ndërsa për këtë ligj opozita pritet t’i drejtohet gjykatës kushtetuese.
/Shqiptarja.com