Ligji i arsimit të lartë, Fuga e Marku: 
Heshtja e opozitës gjysëm mbështetje

Ligji i arsimit të lartë, Fuga e Marku: <br />Heshtja e opozitës gjysëm mbështetje
TIRANË - Një ditë para se sa kuvendi të diskutojë në seancë plenare ligjin e arsimit të lartë , kryetari i opozitës ka njoftuar votën kundër këtij projekti që zoti Basha e cilësoi fatal për arsimin në vend.

Qëndrimi është artikuluar nga shefi i qeverisë në mbledhjen me parlamentarët demokratë ndërsa më herët u dëgjuan mendimet e profesorëve të universiteteve për këtë projekt të qeverisë. Por Mark Marku e Artan Fuga e konsiderojnë projektligjin të pavlefshëm dhe në shkelje të kushtetutës por kritikat e tyre shkuan edhe për opozitën e cila ka hedhur përballë një ligji klientelist.

Kundërshtarët e hapur të ligjit të arsimit të lartë profesorët Artan Fuga dhe Mark Marku nuk kanë kursye me kritikat jo vetëm ndaj qeverisë për këtë ligj por edhe për heshtjen e opozitës për këtë projekt. Qëndrimet e tyre profesorët Marku e Fuga i shpalosën në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike për ligjin e arsimit të lartë.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha siguroi se opozita do të votojë kundër një projekti sipas tij fatal për sistemin arsimor por edhe për të ardhmen e brezave. Në këtë frymë zoti Basha ftoi pedagogët që të bashkëpunojnë për një plan veprimi që nuk do të lejojë implementimin e këtij ligji.

Një ligj që e bën kryeministrin kryeredaktor e pas të cilit fshihen interesa klienteliste, madje duke shkelur edhe kushtetutën, ky ishte përcaktimi që I bëri shefi I opozitës ligjit të sjellë nga qeveria për arsimin e lartë. 

Të njëjtin mendim ndanë edhe pedagogët e pranishëm në këtë panel diskutimi.

Basha: Arsimi nuk është mall për tu tregëtuar, po shkelet Kushtetuta
Më tej, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se me këtë ligj po shkelet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sepse arsimi  po trajtohet si një mall për tu tregëtuar.

“Në një vend me problem shumë të mëdha të garantimit të siguris, sigurisht kështu do shkonte. Këtu ka shkelie të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sepse kushtetuta e thotë shumë drejt se arsimi  nuk është mall për tu tregëtuar”, - tha Basha.

Sipas tij, pavarsish asaj që thuhet nga opozita se ka shumë të mira, implementimi i reformës rrezikon të unifikojë klientelizmin edhe në universitetet publike që sipas kësaj skeme unifikohen me ato private.

“Goditje fatale për arsimin dhe qindra mijëra të rinj. Reformë që premton minimizimin deri në shuarje të fiktivitetit, të cilësisë së ulët të mësimdhënies, të klientelizmit, por nga ana tjetër me skemën që propozon, rrezikon ta uniformizojë këtë klientelizëm edhe në universitetet publikë që sipas kësaj skeme barazohen me universitetet private. Tarifa të larta, e bën të pa përballueshëm për qindra mijëra prindër, dhe nuk ofron asnjë garanci se në këtë sistem do të shërbehet nga pedagogë më të zotë, apo me më pak korrupsion”, - tha kreu i opozitës Basha.

Basha tha se qeveria nuk i ka dëgjuar dhe nuk është konsultuar me ekspertët në hartimin e ligjit të ri të arsimit të lartë dhe kjo nuk është e pranueshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë