Ligji i Arsimit të Lartë te 'Media'
Vokshi: Nikolla refuzoi komisionin

Ligji i Arsimit të Lartë te 'Media'<br />Vokshi: Nikolla refuzoi komisionin<br>
Mbledhja e komisionit parlamentar të medias dhe mjeteve të informimit publik është zhvilluar mes debateve, pasi në rendin e ditës ishte ligji i Arsimti të Lartë. Demokratët akuzuan ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se iu shmang seancës dëgjimore, pasi në komision mori pjesë zv/ministri i Arsimit, Ervin Demo. 

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi u shpreh se Nikolla ka shkelur ligjin për Arsimin e Lartë, ndërsa tashmë po i shmanget edhe llogaridhënies përpara Kuvendit. "Ministrja për të disatën herë po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore përse ka shkelur ligjin për Arsimin e Lartë, duke mosnxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të lartë", u shpreh Vokshi. 

Vokshi tha se "për shkak të shpërdorimit të detyrës nga Ministrja Nikolla pedagogët mbetën pa paga dhe të hënën ata u paguan nga tarifat e studentëve, jo se qeveria u bë pjesë e zgjidhjes". "Me refuzimin për t’u paraqitur në Komision, ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor të opozitës, si dhe detyrën kryesore të Kuvendit, kontrollin parlamentar", tha Albana Vokshi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024