Ligji i dhomave të tregtisë, Kosta
kundër Shalsit: Gënjeve komisonin

Ligji i dhomave të tregtisë, Kosta<br />kundër Shalsit: Gënjeve komisonin
Vladimir Kosta, deputet i Partisë Socialiste ka habitur dje me qëndrimin tejet të ashpër ndaj kolegut të tij, Eduard Shalsi. Ai pretendon se Shalsi ka gënjyer Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese që e drejton vetë, sa i takon ligjit për dhomat e tregtisë që është në proces.
 
Sipas Kostës, Shalsi ka fol në emër të dhomave të tregtisë, duke pretenduar se ligji është konsultuar dhe pranuar prej tyre, dhe në fakt nuk e ka bërë këtë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Vladimir Kosta, thotë se kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, nuk është dakord me ligjin, që detyron çdo biznes të anëtarësohet në dhomën e tregtisë.
 
 “Përshëndetje miqve të mi dhe të gjithë atyre bizneseve që janë të interesuar të dinë për ligjin mbi dhomat e tregtisë,”-shkruan Kosta
 
 “Propozova në komision, të marrim pjesë, ne deputetët e këtij komisioni, në mbledhjet e shoqatave për të marrë mendimin e vet biznesmenëve nëse duhet apo jo anëtarësimi i detyrueshëm?! Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për t’u marrë mendimin e tyre! Ed Shalsi; nuk është aspak e vërtetë që ju keni pyetur direkt biznesin, ashtu siç pretendon dhe gënjen ata 5 deputetët e komisionit. Ti ke marrë mendimin e krerëve të dhomave dhe ata ta kanë kundërshtuar anëtarësimin e detyrueshëm. Sapo e vërtetova këtë fakt me drejtorin ekzekutiv të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Dhe mendimi i tij është kundër asaj që do të bëni ju. Prandaj do të lutesha të gjesh rrugën e drejtë, që ju të mos diktoheni nga dikush me interesa personale”,-përfundon Kosta.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka