Ligji i FA,Berisha: Është antikushtetues
Braho: Sigurohet implementimi i plotë

Ligji i FA,Berisha: Është antikushtetues<br />Braho: Sigurohet implementimi i plotë
Demokratët e konsiderojnë antikushtetues ligjin e qeverisë për Forcat e Armatosura. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo është një përpjekje  e shefit të qeverisë për të marrë kompetencat e  kryetarit të shtetit.

“Më dukeni sot si qeveria e Gate Mahmutaj por ai është burë më i mirë se ju.Ishte kërkesa më minimale etike që zonja të kërkonte ndjesë publike për ndryshime antikushtetuese që i bënë ligjit vetëm që Edvini të bëhet sulltan të merte dhe funksionet kushtetuese që i ka kryetari i shtetit. Ky ligj është hartuar dhe miratuar në një kohë kur kryeministër ka qenë Pandeli Majko, ndërsa maxhorancë ka qenë Partia socialiste. Ky ligj u miratua nga mazhoranca qeverisëse 2001-2002 asnjë nuk e lëvizi kreu i ekzekutivit respektoi të gjitha. Erdhët ju me gjeneralin dhe dioni të bëni këto ndryshime që dhunojnë gjithçka”- u shpreh Berisha.

Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka sqaruar se ndryshimet e projektligjit të propozuara janë në përputhje të plotë me Gjykatën Kushtetuese  dhe në repsket të plotë të  institucioneve.  Kjo u konfirmua edhe nga kryetari i komisionit të sigurisë Spartak Braho.

“Komisioni për sigurinë kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes u përkushtuan të gjejnë zgjidhje. Projektligji arrin plotësisht synimin do të sigurojë implementim dhe zbatim të duhur"-tha Braho.

Teksa  diskutonte për këtë ligj , ish ministri i brendshëm Flamur Noka  tha se vendi po zaptohet nga trafiku i drogës, ndërsa trafikantët kanë armë më të sofistikuara se ushtria.
 
“U përmend një raport i vitit 2014 por flet për 2013. Është po ky raport që thotë se në Shqipëri po zaptohet nga bandat e krimit të organizuar të cilat  janë të armatosura me armë më të sofistikuara se ushtria. Edhe trafiku i drogë është problem dhe Shqipëria është bërë mbretëria e trafikut të drogës se përveç drogës tashmë na u shtuan edhe armët. Çdo shqiptar ndihet më i pasigurt shikoni formularët që plotësojnë për në gjermani, arsyeja kryesore e largimi është edhe për çështje sigurie. Edhe në raportin e DASH Shqipëria nuk ka siguri ky është realiteti për të cilën mban përgjegjësi ministri i Mbrojtjes” -u shpreh Noka. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara