Ligji i huamarrjes, Nishani rrëzon
mazhorancën: Shkel Kushtetutën

Ligji i huamarrjes, Nishani rrëzon<br />mazhorancën: Shkel Kushtetutën
TIRANE - Presidenti Bujar Nishani, ka rikthyer një tjetër ligj të mazhorancës, duke treguar hapur se raportet mes palëve nuk janë të mira. Edhe pse një ditë pushim kreu i shtetit ka zgjedhur që të kthejë për rishqyrtim ligjin për huamarrjen të ndryshuar në seancën e fundit parlamentare të 24 dhejtorit.

Presidenti në arsyetimin e tij jep 4 argumente ligjore, që sipas tij duhet që ligji të rishqyrtohet.

Fillimisht Presidenti hedh poshtë pretendimin e mazhorancës se me ndryshimet ligjore, ministria e Financave ka më fleksibilitet në marrjen e huasë. Por presidenti citon kushtetutën që sipas tij tregon qartë se kur merret borxh i huaj, duhet të ketë autorizim nga parlamenti. Mjaft i ashpër Presidenti tregon edhe në argumentimet e tjera, kjo nismë cenon parimin e balancimit dhe ndarjes së pushteteve nga ana e Ministrisë së Financave.

Në argumentimin e 3 Presidenti shkruan, se ky ligj, shkel rëndë parimin e transparencës nga ana e qeverisë në marrjen e borxhit dhe cenon rëndë pushtetin eKuvendit të Shqipërisë. Në argumentimin e 4 dhe të fundit, kreu i shtetit shkruan se: Në secilin nga rastet, ajo çfarë kërkohet nga ana e Kushtetutës është autorizimi nga Kuvendi për kufirin, kushtet dhe mënyrat e marrjes së borxhit, të cilat nuk mund të delegohen në mënyrë absolute tek ekzekutivi, ashtu siç edhe janë rregulluar përmes ligjit në shqyrtim.

Presidenti e mbyll duke nënvizuar edhe njëherë se për cdo vendim të tillë, duhet të merret miratimi i Kuvendit. Porn ë miratimin e këtij projektligji nga mazhoranca, u argumentua se marrja e huamarrjes pa miratimin e kuvendit, do të bëhej brënda nivelit ligjor të borxhit.

Për të shkurtuar procedurat e daljes në treg. Raportet mes presidentit Bujar Nishani dhe mazhorancës janë acaruar ndjeshëm, edhe për shkak të përplasjeve për ligjin për gjykatën e lartë, ku mazhoranca ka rrëzuar 3 herë propozimet e Nishanit. Ndërkohë ky i fundit, edhe një ditë më parë ka dërguar për miratim 2 emra të rinj, që gjithashtu pritet të rrëzohen nga mazhoranca.

Argumentimet e Presidentit Nishani lidhur me kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të huamarrjes

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!