Ligji i legalizimeve,Paloka:Po mbroni
vilat, Braçe: Mos u merr me rrugeçë

Ligji i legalizimeve,Paloka:Po mbroni<br />vilat, Braçe: Mos u merr me rrugeçë
TIRANË -  Me debate të shumta është shoqëruar diskutimi i projektligjit për disa ndryshime në ligjin për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, sot në seancën plenare të kuvendit.

Pasi ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj nga foltorja e kuvendit ka bërë publik faktin se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje në disa drejtime, ka qenë deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili u ka kërkuar deputetëve Socialistë që të flasin më shumë në lidhje me prishjen e ndërtimeve. Ai ka theksuar se qeveria po prish shtëpitë e qytetarëve të thjeshtë dhe po mbron vilat, teksa ka sjellë mesazhin e një qytetari nga Çerma e Lushnjes. 

Në përgjigje të tij, deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se të gjitha prishjet e ndërtimeve janë bërë publike duke shtuar se qeveria ka dëmshpërblyer, madje edhe më tepër seç duhet familjet që u janë prishur ndërtimet me leje.  

Ora 14: 55 Noka: Qeveria po përdor administratën për të mbushur sheshet e mitingjeve
Takimin elektoral që ka pasur dje në qytetin e kukësit mazhoranca është komentuar në parlament nga deputeti i Partisë Demokratike për këtë zonë, Flamur Noka. Ai ka akuzuar qeverinë se po përdor administratën për të mbushur sheshet e mitingjeve. Noka tha se qytetarët e kukësit pritën të mernin nga dyshja Rama-Meta përgjigjen për premtimet që kanë dhënë më 23 qershorë, por nuk ndodhi kështu. Më tej ai ka përmëndur edhe disa nga investimet që PD-ja ka bërë për këtë zonë.

“Dje kuksianet nuk kanë patur shërbim në asnjë prej institucioneve të kukësit. Mësuesve dhe nxënësve ju kërkua të shkonin në miting. Jo të gjithë shkuan sepse shkuan në kafe por ngelën jë tufë zyrtarësh në miting. Ata morën nënpunësit e shtetit për tu dukur se ka 5 veta në miting.
Me ato që u thanë në atë miting zoti Rama ra viktimë e Hasanit dhe e vetvetes. Kuksianët pritën të mernin përgjigje të premtimeve që Rama – Meta dha në 23 qershorë por nuk ndodhi kështu. Ata shkuan në Kukës dhe premtuan se do zgjidhin çështjen e ujit, të patates dhe rrugës së rroskovecit.
Po përmend disa nga investimet që PD-ja ka bërë: Autostradën Durrës-Kukës, një investim madhor. Kemi bërë mbi 80 ujsjellësa. Kemi investuar 3.5 milion Euro, 85 shkolla, 50 laboratore. Kanë ngel edhe 20 shkolla për tu rikonstruktuar por këta nuk bënë asgjë. Në bujqësi ne nisëm një skemë shumë të mirë subvencionesh për fermerët e Kukësi”
, - tha Noka. 
noka

Ora 15:55 Vokshi­: Mazhorancës: Në vend është kthyer diktatura elektorale
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzoi sot mazhorancë se po i bën presion me ‘bukën e gojës’ qytetarëve, në këmbim të votës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se në vend është kthyer diktatura elektorale.

“Vota duhet të jetë e shenjtë. Në një deklaratë dje shoqëria civile tha se administrata ka boshatisur zyrat dhe janë kthyer në zyra elektorale. Në vend është kthyer diktatura elektorale. Ju ka kapur një panik i jashtëzakonshëm, një panik i kriminelit që vjen në vendin e ngjarjes. Bizneset e vogla po sulmohet, ato mbështesin PD­-në. S’ka terror më të madh kur i heq njerëzve bukën e gojës. kjo po ndodh tek Kodra e Priftit. isha në disa takime në Berat, me gra e vajza rome, me gra intelektuale”, tha Vokshi.
albana vokshi

Ora 13:20 Bregu: Në këtë fushatë mazhoranca është në garë mes vetes
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu nga foltorja e kuvendit ka akuzuar sot mazhorancën dhe politikën se po bën një fushatë elektorale ku vetëm premtohet.

“Askush nga mazhoranca nuk kalon i bie nga rrugët që ka bërë qeveria e shkuar, apo ndoshta i bien nga rrugët e dhive. Të gjitha i dini. Por a ka kryetar bashkish që nuk ka bërë asgjë? Sigurisht që ka. Ashtu siç ka njerëz që nuk janë të ndershëm, ka dhe nga ata që bëjnë punë. Them se kjo fushatë nuk ngjit, edhe sepse premtohet shumë dhe se zgjedh kandidatët apolitik. unë që të jem e sinqertë ja kam frikën apolitikës, pasi nuk garanton stabilitet. Jemi ne që e kemi mitizuar këtë apolitikë dhe drejtësinë, apo mediat. Ndërkohë, që nuk janë të tillë, pasi së pari janë Vendimi i djeshëm i gjykatës, ku dy deputetët e PS dhunuar Strazimirin ishte një shembull i tillë. Anormaliteti ynë politikë nuk lahet dot. Ne duhet të lajmë vetë mëkatet tona. Kjo shoqëri nuk ka nivel të lartë shoqëror. Kjo politikë, siç është sot me presione dhe kërcënime, do rrënojë veten. Skam ë besim tek politika dhe çohet tek apolitika. Nuk besoj se politikanët janë më horrat. Kjo fushatë elektorale është më e keqja. Kjo është një garë dhe mes vetë mazhorancës. Shoh delitantizëm në terren”, - tha Bregu.
majlinda bregu

Ora 12:30
Debat për prishjen e ndërtimeve, Paloka: Prishni shtëpitë e të varfërve, mbroni vilat, Braçe: Më pyet mua jo rrugeçër 
Diskutimi mbi ndryshimet në ligjin për legalizimet ka ngjallur debate në parlament midis depueteti të PD-së Edi Paloka dhe atij socialist Erion Braçe. Paloka ka akuzuar qeverinë se po prish ndërtime me leje të qytetarëve të thjeshtë ndërkohë që mbron dhe mban të paprishura vila pas të cilave fshihen njerëz të tyre. Ai ka lexuar mesazhin e një qytetari nga Çerma e Lushnjes, i cili shprehej se i ishte prishur shtëpia të cilën pretendonte se e kishte me leje dhe dy vila që ndodheshin ngjitur me shtëpinë e tij nuk ishin prekur. Qytetari thoshte në mesazh se ishte Erion Braçe bashkë me një person tjetër ata që i kishin prishur shtëpinë.
 
Në kundërpërgjigje të kësaj, deputeti Socialist i Lushnjes i kërkoi Palokës që çdo gjë që kërkon të dijë rreth Lushnjes të pyes drejtpërdrejtë atë dhe jo njerëz të tjerë. Braçe tha se shtëpia e zotërisë që ka shkruajtur mesazhin ka qenë pa leje dhe ka qenë e ndërtuar mbi kanalin vaditës të zonën. Më tej ai tha se të gjitha familjet që u janë prishur shtëpitë, të cilat i kanë pasë me leje janë dëmshpërblyer madje më shumë se sa e meritonin.
edi paloka

Edi Paloka: Meqë ministri Arben Ahmetaj foli për shumë çështje të tjera do ishte mirë tu thoshte shqiprtarëve se si po i mashtrojnë me ata kartat që po shpërndanë kryeministri karagjoz nëpër takime. Por ata duhet të dinë edhe pse janë militantë, tu thuhet që: ky zotëria apo kjo zonja kanë futur letrat për legalizimin dhe duhet të paguajnë kaq e aq lekë për të vijuar procesi. Kta po pregatisin një letër ku tu thonë se nëse nuk paguajnë brenda këtij afati do tu vihet kamatë, e do të paguani më shumë
Po ju lexoj në mesazh që më solli pak më parë një qytetarë nga Lushnja të cilit këta i kanë prishur shtëpinë
SMS: Mirdita, jam filani nga Çerma e sipërme. Më është prishur shtëpia. Janë prishjet më të rënda të kësaj zone. Janë prishur nga Erion Braçe dhe një person tjetër. Ktu tek ne po mbulohen 2 vila, 2 katëshe të ndërtuara nga nëntori deri në shkurt 2015. Dhe nuk po bëhet asgjë për prishjen e tyre ndërsa shtëpia ime është prishur
.
Erion Braçe: Thotë emrin e qytetarit nga Çerma e Lushnjes
Edi Paloka: Ja dika emrin dhe ja dika mire. Ja capo bëjnë këta. Këta po prishin 8000 ndërtime me leje. Kta prishin ndërtimet e njerëzve të thjeshtë dhe po mbrojnë vila.
Erion Braçe: Në atë vend ku thotë zotëria janë bërë rreth 300 aksidente rrugore ku makinat përfundonin në lokalet. Pikërisht në rrotontën e Çermës. Qeveria i ka dëmshpërblyer një për një të gjitha ata që u janë prishur shtëpitë me leje dhe madje u është dhënë më shumë, deri në 500 milion lekë për një objekt të vetëm. Zotëria ka pasur një ndërtim të lënë përgjysëm, ka qenë totalisht pa leje dhe ishte ndërtuar në një pozicion ku bllokonte kanalet vaditës. Bën mirë të më dëgjosh mua z. Paloka pasi unë i kam bërë publike prishjet atje dhe i kam kërkuar kryeministrit të dëmshpërblejnë çdo qytetarë.
Mos u mer me rrugaçët dhe mos i frymëzo për tritol, por hajde më pyet mua sepse të informoj unë për gjithçka.


brace

Ora 12:10 Ahmetaj: Ekonomia Shqiptare është fuqizuar, prishja e ndërtimeve pa leje në të mirë të qytetarëve
Kontrolli që po bëhët në të gjithë vendin për prishjen e ndërtimeve pa leje është në të mirë të qytetarëve ka deklaruar Ministri i Ekonomisë Tregtisë, Turizmit e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj nga foltorja e parlamentit. Nga kontrolli ka thënë ai të gjithë pronarët e ligjshëm bëhen pronarë me dokumenta të plota të pronave të tyre nëpërmjet një amnistie. Ahmetaj ka thënë gjithashtu se ekonomia në shqipëri ka shënuar rritje, e cila vihet re në shumë sektorë.

“Ndalimi në të gjithë territorin i të gjithë ndërtimeve pa leje është për qytetarin. Kontroll në të gjithë vendin. Nga ky kontroll të gjithë pronarët e ligjshëm bëhen pronarë nëpërmjet një amnistie. Reformat në të gjitha aspektet e rrjedhës së vendit po japin rezultatet. Po jap disa shifra;
-Vetëm në sektorin jo bujqësor janë hapur 106 121 vende të reja punë.
-Kompanitë e huaja në kanë qenë 948, vetëm në 2014, 30 % e rritjes së ritmit. Ndërsa janë 16 261 kompani të reja në 2014-të.
- Përsa u përket eksporteve, janë në rritje tejet serioze. Ato janë rritur 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të  një viti më parë.
-Investimet e huaja në 3 mujorin e parë të këtij viti shënuan një vlerë prej 258 milion euro, një kërcim ky krahasuar me vitin e kaluar, me një rritje prej 50%.
-Taksa progresive. Me taksën e sheshtë kanë qenë deklarues 680 veta sot janë 860 veta të tillë. Pra është rritur mbi 2000 numri i deklaruesve me paga mbi 1milion e 500 mijë lekë
Rritja ekonomike sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë është furnizuar vitet e fundit drejtpërdrejtë nga të ardhurat e brendshme. Është rritur konsumi.
Sfidë e madhe është trajtimi i kredive të këqija të krijuara në këto 10 vite. Dhe e dyta formalizimi i mëtejshëm i ekonomisë në mënyrë që të gjithë të përfitojnë atë që regjistrohet dhe ajo të rritet çdo vit", - tha Ahmetaj.

ahmetaj
Ora 11:08 Gjermeni: 40-50 mijë ndërtime pa leje  për periudhën janar '09-qershor '14
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermani ka kërkuar miratimin e ndryshimit të ligjit për legalizimet në mënyrë që të përfshihen në këtë proces nderimet e realizuar në periudhën janar 2009 – qershor 2014.


Gjermeni tha se, bëhet fjalë për 40 deri në 50 mijë objekte të ndërtuara në këtë periudhë, ku ligji nuk i përfshin këto objekte në proces legalizimi si dhe ndërtimi i tyre përbën vepër penale.

Për fat të keq, qeveria e atëhershme nuk ishte në gjendje të vendoste kontroll mbi territorin e vendit”, tha ministrja duke kritikuar paaftësinë e qeverisë së djathtë. “40-50 mijë ndërtime të tjera pa leje që nuk mund të legalizohet dhe që duhet qytetarët janë në kushtet e kryerjes së një vepre penale.”

Gjermeni tha se, kjo është vetëm një shifër paraprake, ku shumica janë shtëpi banimi të ndërtuara pas datës 15 janar 2009. Ministrja thekoi se, qeveria aktuale me ndryshimet në ligj po i hap rrugë procesit të legalizimit të këtyre ndërtesave.

“Ndryshimet e propozuara konsistojnë në përfshirjen në procesit të legalizimeve, të objekteve të ndërtuar në truallin e tyre, në truall shtetëror apo në truall të një pale të tretë deri më 27 qershor”, tha Gjermeni.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!