TIRANE- “Sigurisht që dhe sot politika ka njerëz me dosje, që njihen në mënyrë të hapur ose jo. Në kërkesat që janë bërë në ligj s’mund të vazhdojë të jenë në politikë persona që kanë qënë në pushtet dikur ministra, ambasadorë, kryeministra, sekretarë partie apo bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit”. Kjo ka qënë deklarata e Elsa Ballaurit, kryetare e Grupit për të Drejtat e Njeriut, teksa nënvizon se në fillim të javës së ardhshme bëjnë publik draftin e ligjit për “Lustracionin”.
“Ligji për “Lustracionin” nuk duhet të dalë nga partitë por nga shoqëria civile. Kjo është një inciativë e jona që para dy vjetësh. Në grupin e punës kanë marrë pjesë dhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, Aleksandër Biberaj si dhe juristë të njohur, në bashkëpunim dhe me Fondacionin “Konrad Adenauer” në Shqipëri i mbështetur nga ambasada gjermane.
E kemi gati p/ligjin, në fillim të javës së ardhshme e bëjmë publik”, tha Ballauri për gazetën. Sipas saj, Lustracioni do shërbejë për pastrimin e politikëst, që duhet të jenë shumë të pastër moralisht. Në këtë projektligj është kategorizimi se kë prek “lustracioni”. “Duke filluar nga Presidenti, te drejtorët e drejtorive, deputetë, kryeministra, ministra, prokurorë, gjyqtarë, institucione të tjera shtetërore janë objekt i ligjit. Ai është bërë në atë mënyrë që të ketë një përfshirje shumë thellë deri te drejtuesit e mediave e editorët, sepse bëjnë politikë.
Ligjet e Lustracionit në Evropën Juglindore kanë shkuar me thellë, duke përfshirë që nga gazetarët deri tek mësuesit e fillores”, tha Ballauri. “Lustracioni” nëse miratohet siç është parashikuar ndalon Berishën dhe politikanë të tjerë të jenë pjesë e politikbërjes. Ballauri pranon se janë bërë shumë gabime pasi ka ikur shumë kohë. “Lustracioni duhet bërë, sepse po nuk e bëmë s’do pastrojmë kurrë shoqërinë, politikën dhe shtetin nga padrejtësitë, nga shkelja e parimeve morale të njerëzve, dhe nuk do pranohen këta shkelës siç ka ndodhur deri më tani.
Shkaku që kemi korrupsion dhe padrejtësi të niveleve të larta vjen dhe për pasojë se s’kemi bërë “Lustracionin”, nënvizon kreu i Grupit për të Drejtat e Njeriut. Që s’ka munguar të shigjetojë politikën që deri më sot s’ka kërkuar falje. “Asnjë nga qeveritë nuk është sjellë në mënyrë të sinqertë. Ato asnjëherë s’kanë thënë më fal, por nga ana tjetër kundrejt viktimave të diktaturës është mbajtur një qëndrim i padrejtë.
Duket sikur s’është kultura jonë që të ekzistojë lustracioni, si një e drejtë që duhet bërë”, tha ajo. Ballauri nënvizon se projektligji do çohet në Parlament, ku do të hapen debate, pavarësisht se s’ka besim, sepse politikanët nuk ndryshojnë. “Politika e ka përdorur për interesat e veta, liderat e palëve pranojnë më mirë të kenë njërëz me dosje nën komandë, pasi i mbajnë lehtë si skllevër në shërbim. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike. Për fat të keq jemi një shoqëri shumë të dobët, kemi një popull që ka vuajtur, kemi një popull që ende nuk e ka kuptuar forcën e reagimit qytetar”, thotë Ballauri. Që shprehet e vendosur për ligjin.
CILËT ZYRTARË VERIFIKOHEN APO PËRJASHTOHEN
Subjekte të verifikimit, sipas projektligjit
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë
b) Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
c) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore;
d) Anëtarët e KLD si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave e prokurorive;
e) Funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të KLD, të Gjykatës së Lartë, të Kushtetueses, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara
f) Guvernatorë, zëvendësguvernatorë, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
g) Funksionarë në Forcat e Armatosura, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
h) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
i) Drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku dhe prefekture;
j) Anëtarët e këshillave të qarkut si e të këshillave bashkiake;
k) Funksionarë në SHISH, Shërbimit Informativ Ushtarak dhe SHKB.
l) Funksionarë në Gardën e Republikës;
m) Drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë dhe shefa policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati;
n) Ambasadorë, këshilltarë, sekretarë në përfaqësitë diplomatike;
o) Drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo lokal të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit;
p) Drejtues, kryeredaktorë të mediave audio-vizive, si dhe të mediave të shkruara, me një tirazh ditor më të madh se 1000 kopje në ditë;
q) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori e zëvendësdrejtori i Radios, drejtori e zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në RTSH; drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve në ATSH, si dhe anëtarët e KKRT dhe këshillave drejtues të mediave publike;
r) Rektorë, zv/rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore publike dhe private si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private.
s) Përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare me nënshtetësi shqiptare.
t) Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë apo i zgjedhur nga Kuvendi.
Papajtueshmëria e funksioneve
a) Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i KQ të PPSH, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv.kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, Sekretar partie në institucione(?);
b) Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991.
c) Zv.ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor-funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit ose që ka bashkëpunuar në çdo mënyrë tjetër me Sigurimin, deri më 2.07.1991 kur krijohet ShIK.
d) Ambasador, sekretar ambasade dhe këshilltar në përfaqësitë diplomatike shqiptare.
e) Bashkëpunëtor si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja;
f) Anëtar i Komisionit Qëndror të Dëbim-Internimeve;
g) Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtar në procese politike speciale;
h) Denoncues apo dëshmitar rëndues në proceset politike.
Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Totozani propozoi: Ligj të ri për dosjet
Në politikë ka ende njerëz me dosje">