TIRANE- E majta mirëpret nismën e avokatit të popullit Igli Totozani, për të hapur dosjet e bashkëpunëtorve dhe anëtarëve të sigurimit të shtetit gjatë periudhës komuniste.
Deputeti socialist Xhemal Qefalia, duke folur në një intervistë për A1 Report sqaron se kjo focë politike e mirëpret një nismë të tillë, ndërsa shton se Shqipëria është e vonuar në krahasuar më shumë vende të rajonit.
"Personalisht jam absolutisht i bindur dhe duhet patjetër madje jemi shumë të vonuar. Është një diçka për të cilën qytetarët shqiptar më së fundmi duhet ta kuptojnë se cilët janë ata individë të cilët sot ose gjatë gjithë periudhës së demokracisë kanë qenë në poste drejtuese dhe është dhe një si të thuash tensionim i asaj ngarkese ."- tha Qefalia.
Në të njëjtën linjë është dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, ku përveç të tjerash shprehet se nisma e bazuar edhe në modelin gjerman, do ketë përkrahjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në sallën e parlamentit. Luan Rama ironizon edhe qëndrimin hezitues të Partisë Demokratike për këtë cështje.
"Kjo është një çështje që për fat të keq ka ardhur dhe riardhur disa herë në axhendat politike dhe në axhendat e Kuvendit gjithashtu, por fakti që ende vazhdon të jetë ky problem do të thotë që nuk ka patur një trajtim shterrues edhe të çeshtjes që ka të bëjë më lustracionin.
Jo thjeshtë dhe vetëm me ata që kanë qenë bashkëpuntorë të ish-sigurimit të shtetit por unë do ta zgjeroja gamën e përfshirjes në fokusin e këtij ligji për të gjithë ata që kanë probleme me institucionet e ligjit.
Natyrisht nuk e njoh në detaje iniciativën më të fundit por parimisht unë kam qenë njëri nga ata që gjithnjë kam insistuar dhe jam shprehur për një trajtim ligjor dhe për penalitete për të gjithë ata që kanë mëkate nga e shkuara e largët apo nga e shkuara e afërt në funksion të krijimit të një standarti dhe modeli jo vetëm për politik bërësit por për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, të denjë për një administratë Europiane"- thotë Luan Rama.
Pak kohë më parë Avokati i Popullit Igli Totozani ka depozituar një nismë në kuvendin e Shqipërisë, ku propozon që legjislativi të miratojë ligjin për hapjen e dosjeve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com