Ligji i mbetjeve, Koka shpërthen
ndaj deputetëve që dolën kundë

Ligji i mbetjeve, Koka shpërthen<br />ndaj deputetëve që dolën kundë
Nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e disa prej deputetëve të mazhorancës se mbeturinat e kombinateve të industrisë përpunuese të plehrave derdhen në det e lumenj.
 
Kjo akuzë është përgënjeshtruar nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili i cilësoi ata që votuan kundër si të painformuar.
 
"Njeriu në jetë ndërton një profil të mënyrë së të jetuarit. Dje më bëri përshtypje që shumë nga deputetët e njohin ligjin në mënyrë shumë sipërfaqësore.
 
Do të ishte e udhës, që do këta do deputetë që ishin kundër të linin një ditë restorantet të vinin në Ministrinë e Mjedisit dhe të merrnin informacion, nëse industria i ka parametrat e nevojshëm.
 
Por ta përdorësh edhe këtë situatë në mënyrë ekstreme duke mos njohur situatën për kredo politike, mund të përfitosh vetëm politikisht
" tha ai për Report Tv.
 
Akuza për derdhjen e mbetjeve të riciklimit në ujërat shqiptare erdhi nga deputeti Ben Blushi, krahas akuzës tjetër për blerje të ligjeve nga ana e biznesmenëve. Por ministri koka ka një tjetër variant.
 
"Për momentin nuk do të ketë ligj të propozuar nga qeveria që Blushi të mos e kundërshtojë".
 
si çdo produkt tjetër edhe mbeturinat do te kalojnë ne skanerët e doganës , thekson ministri Koka .Nëse do te vihet re prani e mbetjeve te tjera krahas letrës, kartonit dhe plastikes, së lejueshme tashme me ligj, Agjencia Kombëtare e Mjedisit do te analizoje produktin e hyre dhe shkallen e rrezikut.

 
Kuvendi miratoi dje me 63 vota "pro", 27 kundër dhe 4 abstenime, ligjin për importin e mbetjeve urbane.
 
Ligji kaloi vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Por edhe nga radhët e mazhorancës ka pasur rrjedhje të votave.
 
Gjatë votimit ra në sy vota kundër e tre deputetëve socialistë, Ben Blushi, Dashamir Peza dhe Mimoza Hafizi, ndërsa tre deputetet, po të grupit parlamentar socialist, Klodiana Spahiu, Arta Dade dhe Luljeta Arapi kanë abstenuar. 
 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa deputetët e PDIU s'kanë marrë pjesë në votim.
 
Seanca drejtohej nga deputeti i PD, Edmond Spaho. Votë abstenuese ka qenë edhe ajo e deputetit të LSI, Përparim Spahiu, ndërsa Spartak Braho nuk ka votuar.
 
Kundër votoi edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ndërsa një votë pro ligjit është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Ndonëse pjesa tjetër e deputetëve të PD votojnë kundër, është Genc Pollo ai që ka abstenuar.
 
Ligji për mbetjet u shoqërua nga debatet në parlament, me mazhorancën që e cilëson draftin në përputhje me standardet europiane, ndërsa opozita akuzoi për mungesë transparence.
 
Kryeministri sqaroi se ligji është ai i Partisë Demokratike, por me disa ndryshime. Ligji parashikon vetëm importin e mbetjeve urbane për qëllime riciklimi.


dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin