Ligji i medias, kërkohet shfuqizimi
i nenit 62 në Gjykatën Kushtetuese

Ligji i medias, kërkohet shfuqizimi<br />i nenit 62 në Gjykatën Kushtetuese
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e pikës 3 të nenit 62, në ligjin e mediave të miratuar në vitin 2013.
 
Kjo dispozitë sanksionin që asnjë person fizik ose juridik, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio apo audiovizive.
 
Ky kufizim sipas shoqatës, cenon lirinë e pronës dhe barazinë para ligjit. Kërkesa e shoqatës, në Gjykatë Kushtetuese u mbështet dhe nga autoriteti i mediave audivizive.
 
Përfaqësuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive u shpreh se kufizimi prej 40% i vendosur në ligj për tavanin e kuotës së pjesëmarrjes në një shoqëri audiovizive, i cili është vendosur për të kontrolluar situatat e monopolit.
 
Në këtë terren të gjerë mediatik, ky kriter kufizues nuk i shërben zhvillimeve të reja teknologjike. Por parlamenti e mbrojti ligjin e miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës në vitin 2013.
 
Përfaqësuesi juridik i Kuvendit, Alban Brati pranoi se dispozita cenon lirinë ekonomike, por në këtë rast sipas tij duhet të prevalojë liria e shprehjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë