Ligji i PD,Braçe: Amnisti për rrjetin e
kompanive e familjarëve të Berishës

Ligji i PD,Braçe: Amnisti për rrjetin e<br />kompanive e familjarëve të Berishës
Nëpërmjet një statusi në rrejtin social Facebook ka ardhur dhe reagimi i deputetit socialist Erion Braçe i cili thekson se drafti i dërguar në Kuvend nga PD është vecse një amnisti për rrjetin e kompanive të për familjarëve të Berishës. Në regimin e tij Braçe thekson se ligji 2b nuk zbardh por varros aferën e CEZ duke shtuar se nuk ka CEZ por ka një rrjet kompanish paralele me Cez

"Kur thashe "hetim gjithperfshires" jave me pare ne Kuvend e dija se: Sali Berisha nuk do pranonte kurre nje hetim te tille!! Ky ligj eshte prova! Ky ligj nuk synon te hetoje ne menyre te plote gjithe aferen CEZ! Jo! Ky ligj synon te varrose perfundimisht aferen CEZ. Keshtu, as qe e marr mundimin ta votoj-meqe Basha donte pergjigje.Nese do te hetohet plotesisht, atehere po ua them sot:GJITHE FAMILJA BIOLOGJIKE DHE POLITIKE E SALI BERISHES, PERFSHIRE NE LOBIM, VENDIM E PERFITIM, DO TE MERRET E PANDEHUR!!"-shkruan Braçe në rrjetin e tij social duke vazhduar reagimin e tij.

Argumentet që sjell Braçe janë:
 
"LIGJI 2B PER "HETIM NDERKOMBETAR" NUK ZBARDH POR VARROS "AFEREN CEZ"; ESHTE AMNISTI PER RRJETIN E KOMPANIVE CEZ DHE,
FAMILJARE E ZYRTARE TE BERISHES PERFSHIRE NE LOBIM, VENDIMMARRJE E PERFITIM NE MARREDHENIE ME CEZ! Nuk e di ende se kush eshte "eksperti" qe  ka hartuar ligjin e PD per "hetimin nderkombetar" te "Ceshtjes CEZ". Dhe ne fakt as qe me duhet.I gjithe projektligji reflekton shume qarte; Hem padije mbi "ceshtjen CEZ", hem perpjekjen e forte per te mos hetuar plotesisht "ceshtjen CEZ".

J"a perse;
Se pari, 
nuk ka CEZ, por ka "CEZ Shperndarje", ka "CEZ Albania", ka "Cez Trade", ka "CEZ Service"; cilen nga keto do hetoje PD nderkombetarisht?;
Se dyti,
nuk ka CEZ, por ka nje rrjet kompanish paralel me CEZ, te cilat, kane qarkulluar miliona euro si shpenzime duke zbrazur disa arka e mbushur disa te tjera, por jo arka publike ne Shqiperi;
Se treti,
nuk ka CEZ pa privatizimin, ndaj hetimi i plote nis atje ku filloi kjo histori, tek privatizimi i OSSH, procedura, konkurimi, kontrata, anekset-posacerisht "deklarata rregullatore";
Se katerti,
nuk ka CEZ pa vendimet favorizuese te njerit prej ministrave te Qeverise Berisha dhe posacerisht ERE, nga viti 2009 deri ne pranveren e vitit 2013; vendimmarrja e ERE perfshin: vendimet per tarifat e furnizuesit publike me shumice te energjise elektrike, nivelin e humbjeve ne perputhje ose jo me deklaraten rregullatore, nivelin e investimeve, nivelin e humbjeve;
Se pesti,
nuk ka CEZ pa vendimet e disa gjykatave gjithnje ne favor te CEZ dhe ne dem te qarte te kompanive publike ne sektorin e energjise apo Buxhetit te Shtetit;
Se gjashti,
nuk ka CEZ pa rrjetin e plote te kompanive te kontraktuara per mbledhjen e borxheve te keqija te CEZ; nuk eshte vetem DIA por 7 te tjera me te njejtin status kontraktual, madje disa prej tyre te parapaguara e me perqindje perfitimi deri ne 50% te vleres se cdo fature te rikuperuar;
Se shtati,
nuk ka CEZ pa vendimet ne seri te Qeverise Berisha per shlyerjen me force, permes bllokimit arbitrar dhe marrjes se parave publike te dhe nga llogarite financiare te kompanive dhe institucioneve publike, shoqeruar me bonuset respektive per kompanite e mbledhjes se borxheve te CEZ."-shkruan Braçe në reagimin e tij

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool