VLORË - Nga Vlora ku prezantoi kandidatët e Partisë Republikane për këtë qark, Fatmir Mediu akuzoi kryetarin e PS Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj pronës dhe pronarëve. Sipas Mediut Partia Republikane do të kërkoje ekspertizë ligjore nga BE për rregullimin e legjislacionit shqiptar mbi pronën.

"Edi Rama premtoi në një takim këtu në Vlorë që toka i takon atij që e punon, dhe do tu japë tapitë atyre që e kanë punuar për 20 vjet. Jo motra dhe vëllezër, toka i takon atij që e ka trashëguar dhe e ka përfituar në mënyrë të ligjshme, sipas asaj që është përcaktuar në Kushtetutë, dhe në Konvetën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Prandaj, PR ka vendosur që së shpejti të kërkojë ekspertizën evropiane nga KE dhe PE, në mënyrë që të vlerësojmë të gjithë legjislacionin për pronën dhe ti japim zgjidhje kësaj çështje", tha Mediu.

Ndërkohë që kreu i Partisë Republikane Mediu është zotuar se brenda këtiuj mandati të tretë qeverisës të mazhorancës së djathtë, që sipas tij do të rikonfirmohet pas zgjedhjeve të 23 qershorit, çështja e pronave do të marrë udhën e zgjidhjes përfundimtare, pasi është dhe kush për integtrimin e Shqipërisë në bashkimin Evropian.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)