Ligji i Pronave,PR: Antikushtetues
kundër vendimeve të strasburgut

Ligji i Pronave,PR: Antikushtetues<br />kundër vendimeve të strasburgut
TIRANË - Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave konsiderojhet nga Partia Republikane si një iniciativë antikushtetuese e qeverisë e në kundërshtim të vendimeve të gjykatës së strasburgut.
 
Sekretari politik i PR-së, Blendi Sulaj tha se me këtë iniciativë u cënohen të drjetat themelore të pronarëve.

“Ky projektligj eshte hartuar tërësisht në injorim të plotë të dispozitave dhe parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, pasi haptaz shkel dhe cënon të drejtën themelore, atë të prones!”, - tha Sulaj
 
Deklarata e plotë e Blendi Sulaj
Partia Republikane Shqiptare kundërshton me forcë projektligjin e paraqitur së fundmi për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Ky projektligj eshte hartuar tërësisht në injorim të plotë të dispozitave dhe parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, pasi haptaz shkel dhe cënon të drejtën themelore, atë të prones!
1. Në këtë projektligj qëllimshëm nuk parashikohet kompensimi fizik i pronës, si një nga kërkesat prioritare të pronarëve të ligjshëm.
2. Rrjedhojë e këtij mosparashikimi është dhe “zhdukja” e të drejtës së parablerjes së pronës nga ata që, në bazë të këtij ligji do të quhen “përfundimisht ish-pronarë” dhe ndërkohë do të kemi “pronarët e rinj”, klientelën e qeverisë, që falë ankandeve do marrin vendin e pronarëve të vërëtë.
3. Formula qe qeveria do te perdore per kompesimin financiar te pronave , jo vetem nuk arrin te kompesoje vleren reale, por duke ju referuar regjistrimit sipas zonës kadastrale te vitit 1976, e zhvlerëson shumë herë kompesimin financiar.
4. Kompesimi financiar i pronareve nga qeveria do te behet me anë të nje procesi qe zgjat 10 vjet, me nje fond qe kap vlerën 50 mld lek ose 400 milion dollare, ndërkohë që, departamenti amerikan i shteti ne bashkëpunim me banken boterore paraqiten si te nevojshëm nje fond prej 38.6 mld dollare. Pra ky shtet me ne krye njeriun qe nuk njeh pronen dhe ndihet se mund te bejë ç’te doje me te, e ul me 80 here vleren e fondit të nevojshëm për kompesimin financiar.
5. Dhe ne fund, si të mos mjaftonin një sërë padrejtësish, jashtë logjikës së shtetit të së drejtës, procesit të rregullt ligjor dhe gjyqësor, ky projektligj privon të drejtën kushtetuese të pronarit për t’iu drejtuar gjykatës kundër vendimeve të AKKP-së. 
Gjithashtu  qeveria rama ka me shume se 2 vjet qe nepermejt AKKP nuk ka marre asnje vendim per kthimin e prones tek pronari i ligjshme .
Edi Rama dhe qeveria e tij, per të dytën herë po shpronëson pronarët e ligjshëm, duke mos i njohur atyre jo vetëm dëmin moral dhe financiar të pallogaritshëm të shtetëzimeve të 1946, por duke i zhveshur ata përfundimisht nga e drejta për t’ju kthyer apo kompensuar me kushtet aktuale te tregut.
Ky njeri, që nuk njeh më kufij, që po sfidon haptaz Kushtetutën e vendit, vendimet e Gjykatës se Strasburgut, me këtë akt i rikthen pronaret në vitin 1946.
Për Partinë Republikane, ky projektligj përbën një akt nul, në rrugën e gjatë të reformës për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve.
Ne shprehim angazhimin tonë maksimal, që ky projektligj t’i nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore dhe jemi në krah të pronarëve për të bërë të mundur trajtimin e të drejtës së tyre të nëpërkëmbur në mënyrë dinjitoze, kushtetuese dhe të ligjshme
”, - tha Sulaj.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë