TIRANE- Ligji i ri i pronës parashikon rishqyrtimin e të gjitha dosjeve të ish pronarëve që kanë aplikuar deri tani, ndërkohë që cakton edhe gjashtë muaj afat për aplikimet e reja. Drejtoresha e Përgjithshme e AKKP sqaron pikat kryesore të projektligjit për kthim-kompensimin e pronës, i cili ditët në vazhdim do të hidhet për konsultim publik.
Drafti parashikon kompensimin e tokës për zërin kadastral të vitit 1945, pavarësisht statusit që gëzon aktualisht, shkak për të cilin 30% e sipërfaqeve që sot janë troje, do të kompensohen për toka bujqësore. Qato shpjegon mekanizmin që do të përdoret për dëmshpërblimin financiar të pronarëve, si dhe përcaktimin e radhës së përfitimit të dëmshpërblimit.
/Shqiptarja.com