Ligji i ri i bletarisë, bletërritësi për Report Tv: E mbështesim, por kostoja për matrikullimin e produkteve të mjaltit është e papërballueshme

Fredinand Muskaj është bletërritës. Ka tre parqe bletësh me mbi 500 koshere në Dhërmi, Seman, por dhe në Pojan.

“Këtu kam një park bletësh, por në fakt kam tre te tilla një është ky këtu.  Ne kemi dhe që ka 400 koshere bletësh, por çfarë i sjell bletaria ekonomisë. Duhet ta dini se çfarë ka thënë i madh Ajshtajn nëse bletë zhduket për tre vjet, nuk ka jetë më në botë”, tha Musakaj.

Ferdinandi tregon se nuk i trembet ligjit të ri për bletarinë ku këtyre të fundit u kërkohet detyrimisht të regjistrojnë numrin e bletëve dhe koshereve që disponojnë, por frika e tij më e madhe është matrikullimi i produkteve dhe nënprodukteve të bletës për të cilën ai vetë thotë se nuk ka fuqi monetare ta përballojë.

“Unë nuk i kam mundësinë për ta bërë këtë investim. Në rast se shteti gjykon të arsyeshme që ne të kemi një mall, një produkt te certifikuar sipas normave të Bashkimit Europian, normalisht do të ngrihet një fabrikë, e cila të bëjë  vjeljen, paketimin e mjaltit. Në të ardhmen kam dhe një projekt shumë interesant që do ta paraqes së shpejti është Helatimi nëpërmjet ajrit të bletës”, tha ai.

Të tre parqet tregon se i ka të regjistruara në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Veterinarisë, megjithatë Muskaj pranon se ka të tjerë që nuk janë regjistruar duke sjellë kështu risqe dhe pasiguri tek konsumatorët e produktit.

“Duke mos qenë të regjistruara, të kontrolluara dhe duhet të dini se ata që kanë një bletë marrin mjaltin dhe harrojnë që kanë sëmundje dhe se sëmundja e saj  shpërndahet shumë, sidomos  sëmundja e varatozës , e cila është një sëmundje, e cila prek bletarinë në vazhdimësi dhe është mirë që  të regjistrohen dhe besojmë se ky ligj do të funksionojë”, shprehet ai.

Ai është një nga bletërritësit më të mëdhenj me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e bletarisë ndaj tregon për Report TV sekretet e një mjalti bio cilësor.

“Në zonën që jemi këtu unë marrë polenin sepse ma lejon vendi, pasi është larg rrugëve kryesore, larg pluhurit, larg  ndotjeve të fabrikave është i pasuruar me jodin e detit se e kemi shumë afër mjaltin mare në zonën e Dhërmiut pasi atje janë bime medicinale, e cilat është bima etovajore  e Mesines, është bima e Amoriqit , bima e samarit. Por, veçoria kryesore është atje sepse bletët në muajin qershor, korrik, duan shumë ujë, atje uji është i bollshëm , uji  është me kripëra minerale sepse është ujë i pastër”, vijon bletërritësi.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin