Hyrja në fuqi e ligjit të ri të energjisë në fillim të vitit që shkoi ka penguar rishikimin e tarifave të energjisë ndaj KESH, OSHEE, OST, pasi ende mungojnë vendimet, rregulloret dhe aktet nënligjore që rregullojnë funksionimin e ligjit e për pasojë edhe tarifat e reja. Ne përgjigjen që ERE i ka çuar KESH, informohej se paraqitja nga ana e kompanisë e aplikimit për rishikimin e tarifave dhe çmimeve për vitin 2016, ishte e pamundur për arsyet se Ligji i ri “Per Sektorin e Energjisë Elektrike” nuk parashikon funksion të Furnizuesit Publik me Shumicë, të cilin aktualisht e kryen KESH.