Familjet, individët, të rinjtë që dalin nga burgu, të moshuarit e braktisur etj., të cilët nuk kanë mjetet minimale të jetesës dhe nuk janë në gjendje që t’i sigurojnë ato me punë, do të ushqehen nga shteti, do strehohen, do të marrin shërbime për higjienën personale, për kujdesin shëndetësor, për kalimin e kohës së lirë etj. Kështu parashikon projektligji i propozuar nga qeveria për shërbimin e kujdesit shoqëror në Shqipëri.
Projektligji, i cili është depozituar në Kuvend, parashikon 7 shërbime shoqërore, që nga strehëzat, shërbimet në qendrat komunitare dhe rezidenciale deri tek shërbimet emergjence dhe të specializuara.
Më konkretisht, sipas nismës së qeverisë, do të përfitojnë ndihmë, strehim dhe shërbime të tjera sipas rasteve dhe specifikave, fëmijët në nevojë kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, fëmijët pa prindër, pa kujdestarë, jashtë familjes ose larg kujdesit prindëror apo kujdestarisë, viktimat e mundshme të abuzimit, trafikimit apo dhunës në familje.
/Shqiptarja.com

VIDEO