Ligji i ri/Pasuria e deputetëve do
kontrollohet një herë në dy vjet
Pas drejtësisë, objekt i kontrollit dhe i verifikimit të ligjshmërisë së pasurive, do të jetë politika. 140 deputetë të Parlamentit Shqiptar do t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të deklaruara si dhe hetimit për pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit.
Pas drejtësisë, objekt i kontrollit dhe i verifikimit të ligjshmërisë së pasurive, do të jetë politika. 140 deputetë të Parlamentit Shqiptar do t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të deklaruara si dhe hetimit për pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit.
Kështu parashikojnë ndryshimet e miratuara nga Parlamenti në ligjin për deklarimin e kontrollin e pasurive.
Ndryshimet reflektuan rekomandimin GRECO-s, që parashikonte se:‘Deklarimet e pasurive të deputetëve të jenë objekt i kontrolleve të plota dhe më të shpeshta’. Në këtë kuadër, neni 9 i projektligji ndryshoi nenin 25/1 të ligjit ekzistues, duke zvogëluar intervalin kohor të kryerjes së kontrollit të plotë të pasurisë së deputetëve, 1 herë në 2 vjet.
Por, meqenëse edhe afati kohor në ligjin ekzistues nuk është zbatuar për shkak të arsyeve të ndryshme, ligji i ri detyron ILDKP të nisë sa më parë kontrollin e pasurisë së 140 ligjvënësve.
Gjatë shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve në ligj, ekspertët e misioneve të EURALIUS dhe OBDAT, i kërkuan Kuvendit që të rriste numrin e inspektorëve të ILDKP.
“Për sa më sipër, Kuvendi duhet të marrë në konsideratë faktin se rritja e shpeshtësisë së kontrolleve do të kërkonte në një të ardhme të afërt edhe rritjen e burimeve njerëzore të ILDKPKI-së. Shtimi i numrit të inspektorëve dhe ndihmës-inspektorëve do të mundësonte zbatimin rigoroz të ligjit dhe një kontroll më cilësor të deklaratave të subjekteve deklaruese. Aktualisht, ILDKPKI-ja përbëhet nga 57 punonjës, prej të cilëve 24 janë inspektorë dhe ndihmës inspektorë për një volum pune prej 1400-1500 kontrollesh të plota dhe hetimesh administrative në vit. Për rrjedhojë, çdo binom inspektor dhe ndihmës inspektor realizon 125 dosje/ kontrolle të plota në vit ose 10,5 dosje në muaj”, thanë ekspertët.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3058
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24