Ligji i ri për Policinë, Balla në Kuvend: Në standardin e vendeve të BE! 3 herë më pak viktima nga krimi këtë vit, 126 ngjarje të parandaluara

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi në Kuvend pr.ligjin për Policinë e Shtetit, i cili pritet të miratohet në seancën e sotme plenare. Ndalur në shifra, ministri foli për punën e Policisë, duke thënë se viti 2023 është viti kur vendi ka pasur edhe progresin më të lartë sa i takon situatës së kriminalitetit.

“Nëse 10 vite më parë Shqipëria, ishte një ndër vendet me nivelin më të lartë të kriminalitetit, sot Shqipëria nuk është më as në dhjetë vendet me kriminalitetin më të lartë, por në vitin 2023 shënojmë një prej arritjeve të progresit më të dukshëm të Shqipërisë në këtë aspekt, duke lëvizur pozitivisht me 6 vende, duke lënë pas thuajse të gjitha vendet e rajonit tonë dhe përmirësim të dukshëm dhe në krahasim me vendet anëtarë të BE”, tha Balla.

Për Ballën, suksesi i Policisë së Shtetit tregohet edhe tek siguria që ofrohet në vendin tonë. Ministri Balla u shpreh se në 2012 kishim 125 viktima nga krimi, ndërkohë që këtë vit kemi 3 herë më pak, vetëm 30. Balla tha se vetëm gjatë vitit të fundit kemi 163 ngjarje të parandaluara.

“Kemi patur mbi 10 milionë turistë gjatë vitit 2023 dhe është fakti i gjithëpranuar se asnjëri prej tyre, fatmirësisht, nuk ishte viktimë e një ngjarje kriminale. Në rast se në vitin 2012, në Shqipëri kishim 125 jetë të humbura nga ngjarje kriminale, vrasje, në vitin 2023, Shqipëria regjistroi dhe shifrën më të ulët historike në 34 vitet e fundit, me një rënia pak më shumë se tre herë, 35 të tilla. Edhe një shifër shumë domethënëse, lidhet dhe me faktin se kjo qeveri ka investuar mjaftueshmërisht në sigurinë e rrugëve në Shqipëri, fakti është se edhe pse numri i mjeteve në përdorim i qytetarëve shqiptarë është dyfishuar nga viti 2013, deri në 2023, numri i jetëve të humbura në incidentet rrugore është përgjysmuar”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Nga Foltorja e Kuvendit, ministri tha se ligji i ri synon ta çojë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër, që i shkon përshtat synimit të madh, që është Shqipëria pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030. Balla tha se ligji i ri, synon energjizim, karrierë e mbi të gjitha meritokraci.

“Synojmë kalimin e Policisë së Shtetit në një nivel tjetër. Gjithçka është arritur deri më tani është mirë, por nuk është ajo çka do të donim të kishim, Shqipëria vend anëtar i BE me Policinë e Shtetit të një vendi anëtar të BE. Duam ti japim Policisë së Shtetit mundësinë për më shumë energjizim, për më shumë karrierë të bazuar në meritokraci dhe rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndaj fenomeneve të tjera kriminale, ku fokusi mbetet tek lufta ndaj lëndëve narkotike, prodhimi, trafikimi, shpërndarja e lëndëve narkotike, si një kancer që për fatin e keq prek rininë dhe jo vetëm. Pa harruar këtu dhe format e ndryshme të trafikimit, përfshirë dhe atë të qenieve njerëzore”, tha Balla.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës