Ligji i ri për Policinë e Shtetit, javën tjetër i kalon qeverisë për miratim! Balla: Bisedat e policëve do të monitorohen me aplikacion të ri

TIRANË- Javën tjetër pritet që ligji i ri për Policinë e Shtetit t’i kalojë Këshillit të Ministrave për miratim. Ministri Taulant Balla, pas një takimi me donatorët, tha se ky pr.ligj garanton sistem karriere brenda Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se është propozuar reduktim i gradave në të gjithë strukturën. Kjo për arsye që efektivëve të rinj t’u jepet mundësi që të bëjnë karrierë.

“Pas kaq shumë viteve reflektim mbi nevojat që ka një proces reformimi i mëtejshëm i Policisë erdhi momenti për një ligj të ri, që të garantojë një sistem karriere brenda policisë së shtetit, të lidhet me rezultat dhe punën e secilit prej punonjësve. Kemi propozuar një reduktim të numrit të gradave të gjithë nivelit të strukturës së gradave në polici, me qëllim që t’i japim mundësi të rinjve që të bëjnë para në karrierën e tyre deri në nivelet më të larta drejtuese të policisë. Pa harruar që fokusi im si ministër mbetet edhe pjesa e trajtimit të duhur financiar dhe vlerësimit të punës së policëve”, tha Balla.

Po ashtu, ministri shpjegoi se pr.ligji i ri parashikon ngritjen e strukturave të reja brenda Policisë së Shtetit që do bëjnë vlerësimin për përzgjedhjen e kandidatëve në pozicionet drejtuese, mënyrë kjo që sipas Ballës do të shmangë çdo lloj ndërhyrje.

“Bllokimit të çdo lloj ndërhyrje sa i përket procesit të emërimeve brenda policisë. Kemi krijuar disa struktura të reja brenda Policisë së Shtetit, të cilat bëjnë vlerësimin dhe ndihmojnë drejtorin e përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në pozicionet drejtuese”, tha Balla.

Pr.ligji parashikon po ashtu edhe afat në mandatin jo vetëm për Drejtorin e Përgjitshëm, por edhe për drejtorët e Drejtorive të Policisë vendore.

"Kemi futur edhe konceptin e mandatit, jo vetëm drejtori ka një mandat të caktuar kohor, jo vetëm drejtori apo zv.drejtori i përgjithshëm por edhe drejtorët e Drejtorive Vendore kanë një mandat që ndërlidhet me prerformancën, duam të garantojmë një strukturë policore dhe drejtues në nivel vendor që të jenë të sigurt, të fortë dhe udhëheqës në atë mandat që kanë për të garantuar rendit dhe luftë kundër çdo lloj forme kriminaliteti. Ligji i ri do përputhet me pritshmëritë tona për ta vazhduar dhe thelluar këtë revansh në luftën kundër krimit dhe konsolidimin", tha Balla. 

Nga ana tjetër, ambasadori i BE, Silvi Gonzato u shpreh optimist për ligjin e ri të policisë, por tha se po e vëzhgojnë. 

"Pr/ligji për policinë e shtetit është tjetër hap i rëndësishëm që synon rritjen në karrierë në policinë e shtetit në bazë të meritave"

I kthyer nga vizita në Gjermani, Balla përmendi për herë të parë një aplikacion të ri të brendshëm që do të përdoret nga Policia e Shtetit.

Po punojmë me Republikën Federale Gjermane për të pasur brenda PSH një sistem të ri komunikimi duke mos përdorur aplikacionet e njohura deri më tani që përdoren nga të gjithë, por të kemi një aplikacion tonin të komunikimit, i cili të monitorojë çdo lloj forme komunikimi.

Balla është optimist për një ekstradim të mundshëm të Durim Bami nga Dubai.

"Si rasti që ju përmendët i kemi të gjitha instrumentet për ta tejkaluar dhe për ta vendosur jo vetëm këtë person, por edhe persona të tjerë përpara drejtësisë shqiptare."

Ministri foli edhe për formularit e vetëdeklarimit të policisë, i cili sipas tij është një tjetër përpjekje për ta bërë më të mirë e të besueshëm strukturën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim