TIRANE- Pagat për diplomatët shqiptarë që shërbejnë në njësitë tonë diplmatike në botë do të rriten me rreth 25 %. Qeveria pritet të miratojë së shpejti ligjin e ri për shërbimin diplomatik, vendim që do të shfuqizojë ligjin për shërbimin diplomatik të miratuar në vitin 2003. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Qirjako Qirko ligji i ri që do të kalojë së shpejti në komisionet parlamentare ka parashikuar një rritje të pagesave për diplomatët shqiptarë nëpër botë.
Megjithatë në ligjin e ri parashikohen edhe kriteret mbi bazën e të cilave do të bëhet rivlerësimi i pagesave për çdo diplomat shqiptar, duke lënë të nënkuptohet se pagesat nuk do të jenë të njëjta mes të gjitha njësive diplomatike. Kriteret mbi të cilat do të përcaktohen pagat e reja për diplomatët do të jenë, pagesa aktuale e ambasadorëve, volumi i punës në njësinë diplomatike dhe gjithashtu një prej kushteve të domosdoshme do të jetë vendi në të cilin shërben diplomati dhe bashkëpunimet që Shqipëria ka me atë shtet.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA