TIRANE- Sipas ligjit të ri për pronën, një ish-pronar, apo trashëgimtarët e tij, do mund të kërkojnë kompensim për sipërfaqet që kanë zotëruar përpara vitit 1945, edhe pse ajo mund të jetë ndarë mes familjarëve të tij përmes ligjit 7501. Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend Ligjin e ri për kthim-kompensimin e pronave, i cili nga ana tjetër përcakton se të gjithë ish-pronarëve që kanë përfituar toka falë ligjit 7501, apo të atij për ndarjen e tokave të ndërmarrjeve bujqësore, kjo sipërfaqe do t’u zbritet nga totali që u takon si kompensim.