Ligji i tokave bujqësore, deputetët
e PS kundër: Të përcaktohen afatet
Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për pasditen e sotme votimin e projektligjit “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, pas kundërshtimit të shprehur nga ana e kreut të këtij komisioni parlamentar Fatmir Xhafaj dhe deputetëve socialistë Pandeli Majko dhe Bashkim Fino.
TIRANE - Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për pasditen e sotme votimin e projektligjit “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, pas kundërshtimit të shprehur nga ana e kreut të këtij komisioni parlamentar Fatmir Xhafaj dhe deputetëve socialistë Pandeli Majko dhe Bashkim Fino.
Në mbledhjen e sotme, gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, deputetët e mazhorancës janë shprehur kundër këtij projektligji, pasi sipas tyre nuk është përcaktuar afati maksimal për zgjidhjen e çështjes si dhe numri i përfituesve.
Në fjalën e tij kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, i ka cilësuar si tepër shqetësuese propozimet e bëra në projektligj, pasi sipas tij një tokë në përdorim e dhënë me ligj, nuk mund të hiqet me vendim qeverie. Po ashtu sipas Xhafaj, projektligji nuk ka përcaktuar numrin e përfituesve të tokave bujqësore.
Xhafaj theksoi se Komisioni i Ligjeve do të mbetet i pandryshuar në këtë qëndrim, madje edhe nëse Ministri paraqitet në komision për të prezantuar alternativën e tij
“Një tokë në përdorim që është dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendin qeverie. Propozimet që na sillni janë tepër shqetësuese. Ju flisni në terma të përgjithshme por nuk na thoni qartë numrin e familjeve përfituese. Nuk tërhiqemi nga propozimet e bëra po të dojë të vij edhe minstri të japë alternativën e tij këtu.” shprehet Xhafaj
Nga ana e tyre Fino dhe Majko kanë kontestuar shtyrjen pafund të afateve të marrjes së titujve të pronësisë dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi dujke kërkuar që ky proces të mos agravojë pafund por të mbarojë sa më shpejt.
“Më çudit fakti që fuqia e ligjit ka rënë në tetor 2013 , por nuk na thoni çfarë është bërë këtë kohë.” është shprehur Fino
Në përfundim Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin në fjalë, ndërsa sa i përket miratimit nen për nen, e ka shtyrë këtë procedurë pasdite duke propozuar ndryshimet që duhen bërë sa i përket akteve të marrjes së tokës në pronësi dhe titujt e pronësisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj
10 Tetor, 08:13
-
Presidenti Zelensky takim në Paris me Emmanuel Macron
10 Tetor, 07:54
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca plenare në Kuvend! PD kishte paralajmëruar kaos
10 Tetor, 07:52
-
Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret
10 Tetor, 07:41
-
VIDEO/Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara
10 Tetor, 07:33
-
Presidenti Erdogan sot në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë! Pritet me ceremoni nga Begaj, takim kokë më kokë me Ramën (AXHENDA)
10 Tetor, 07:17
-
Në punë është një ditë ideale për të përfunduar projekte ambicioze, horoskopi për sot
10 Tetor, 07:10
-
LIVE-Uragani Milton mbërrin në Florida, rreth 2 mln shtëpi e biznese pa energji elektrike! Ka viktima
10 Tetor, 06:57
-
'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)
9 Tetor, 23:46
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52