Ligji i turizmit, Ahmetaj: Pas
kthimit nuk do të ketë ndryshime

Ligji i turizmit, Ahmetaj: Pas<br />kthimit nuk do të ketë ndryshime
Mazhoranca do e votojë ligjin për turizmin në shtator pa i bërë asnjë ndryshim, pavarësisht qëndrimit të presidentit Bujar Nishani që e riktheu për shqyrtim.Deklarata është bërë nga Ministri për Ekonominë dhe turizmin Arben Ahmetaj. 

"Presidenti tashmë e ka kthyer në rend të ditës refuzimin që mund t’i bëjë ligjeve. Është në tw drejtën e tij. Ligji i turizmit është një ligj shumë i mirë. Ne kemi dy vjet që e punojmë atë ligj. Aty ka kontribute të specialistëve shqiptarë, të specialistëve të huaj, të Bankës Botërore, të Organizatës Botërore të Turizmit, të komisioneve parlamentare, të grupeve të interesit, pra është një ligj i mirëbërë dhe ka përfshirë kontribute nga të gjithë aktorët. Jam i bindur që në shtator ne do ta refuzojmë dekretin e Presidentit dhe do ta fusim ligjin sa më shpejt në fuqi.  Nuk është kapitulli i investimeve. Është koncepti që ne kemi si qeveri ndryshe. Ne duam zhvillim të integruar të turizmit dhe jo “golemizimin” e turizmit shqiptar. Ajo që është kundërshtuar është pikërisht ky koncept por, ky është koncepti bazë, cilësor, themelor i atij ligji, është zhvillimi i integruar i turizmit shqiptar"- tha Ahmetaj duke i'u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve

Ministri Ahmetaj u përgjigj edhe për mungesën e energjisë elektrike në zonat bregdetare të vendit. 

"Sigurisht që problematikat nuk janë të reja, pra problematika e energjisë elektrike apo të tjera. Janë problematika që kanë shoqëruar në 15 apo 20 vite. Sigurisht që problematika ka qenë shumë më pak sivjet sesa në vitet e kaluara dhe më besoni që turizmi është sinjali i parë i rritjes ekonomike. Në tre muajt e parë patëm një rritje ekonomike 2.82 për qind, më shumë se parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar që është 2.7% për vitin. Jam i bindur që turizmi drejtpërsëdrejti dhe indirekt ka për të qenë një nga sektorët kryesorë të rritjes ekonomike këtë vit. Sfida është tek rritja e cilësisë, te rritja e modestisë në mikpritje dhe sfida kryesore është rritja e numrit të shtretërve apo strukturave akomoduese. Për herë të parë Shqipëria nuk përballonte dot kërkesat që vinin nga operatorët turistikë nga e gjithë bota dhe është viti i parë që ne kemi pasur një tipologji të re të turistëve.

Jo më thjesht nga rajoni, por nga Europa e Veriut, p.sh nga Suedia çdo javë vinin chartera që bënin grumbullim vizitorësh nga Danimarka, Suedia apo nga vendet e Evropës së Veriut, turistë italianë, turistë gjermanë, turistë sllovakë, turistë çekë, turistë polakë. Që do të thotë se pikë së pari është sukses por, çfarë është akoma më e rëndësishme, është një sfidë, një detyrim dhe përgjegjshmëri për ne, jo vetëm për qeverinë por edhe për sektorin privat, që të rrisë cilësinë e shërbimit, cilësinë e mikëpritjes dhe sigurisht konkurrueshmërinë e çmimeve"
-tha Ahmetaj

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, tha se ky projekt do të zjellë zhvilim për shumë zona rurale dhe turizmin.

"Çdo ditë, për katër javë do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar se shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”. Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të shumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit- shton Tare

25 studentëve e profesorëve të Universitetit të Venecias fillojnë një udhëtim përmes rrugës antike Egnantia, dhe cdo 4 ditë do të japin përshtypjet për këtë rrugëtim dhe vendet që do shikojnë.tudentët dhe profesorët e Universitetit të Venecias do të nisin udhëtimin në Vian Egnatia së bashku me një ekip specialistësh shqiptarë. Ky udhëtim nis sot dhe zgjat deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, dhe është i pari udhëtim në rrugën antike, Via Egnatia. Udhëtimi i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik. 

Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të shumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open