Ligji për arsimin sot në kuvend
Boçi: Do të bllokojmë miratimin

Ligji për arsimin sot në kuvend<br />Boçi: Do të bllokojmë miratimin
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 17:00 në një seancë të posaçme për projektligjin e “Arsimit të Lartë”. Ishte vendimi i Konferencës së Kryetarëve të enjten e kaluar, e cila pas debateve mazhorancë- opozitë në Kuvend, vendosi shtyrjen e diskutimeve për ditën e sotme. Opozita akuzoi mazhorancën për hartimin e një ligji në mënyrë të njëanshme, duke shmangur konsultimet. Gjë që u hodh poshtë nga kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi i cili tha se vetë opozita zgjodhi të mos jepte asnjë kontribut për këtë ligj. Por, gjatë ashpërsimit të toneve të debatit, opozita kërcënoi me rishikimin e marrëdhënieve me Kuvendin, çka bëri që mazhoranca të reflektonte dhe të tërhiqte projektligjin nga rendi i ditës. Edhe seanca e sotme nuk do të kalojë pa debate, pasi grupi parlamentar demokrat ka shprehur zyrtarisht votën kundër projektligjit dhe ka paralajmërua për debat të fortë parlamentar, për të rrëzuar në tërësi ligjin. Ndryshe nga mazhoranca që ka vendosur votë unánime “pro” reformës në Arsimin e Lartë.

Boçi: Debati do të jetë përjashtues ndaj ligjit në tërësi
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi u shpreh dje për Shqiptarja.com se opozita do tentojë të bllokojë në Kuvend miratimin e ligjit për “Arsimin e Lartë”. “Do ketë debate kundërshtuese ndaj ligjit në tërësi dhe të neneve të veçanta që kufizojnë autonominë, mbysin larine akademike, ngjizin frymën etatiste të ligjit, ndikojnë në rritjen e tarifave për studentët, vendosin personelin akademik dhe organet akademike nën trysninë e bordeve partiake, devijojnë para publike drejt privatit, krijojnë institucione hibride që vdesin funksionin dhe rolin e universiteteve publike”, tha Boçi

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë