TIRANE- Shërbimi i “Noterisë” do të pësojë ndryshime të rëndësishme nga reforma në sistemin e drejtësisë. Raporti analitik evidenton mangësi të theksuara në veprimtarinë e noterit, çka ngre pikëpyetje për garantimin e legjitimitetit të veprimeve juridike private, për shkak të mungesës së formimit profesional dhe mekanizmave të kontrollit.

Shqetësues është vërejtur numri i lartë i noterëve në të gjithë Shqipërinë dhe në draft-strategjinë e reformës në drejtësi, është adresuar rishikimi i licencave të noterëve dhe certifikimi i noterëve të rinj përmes një mekanizmi tjetër.