'Ligji për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar', Tabaku: Po pastrohen paratë e kriminelëve (VIDEO)

Jorida Tabaku thotë se qeveria Rama po thellon përplasjen me SHBA-në dhe Europën me ligjin për amnistinë fiskale. Ish-deputetja e PD-së në një reagim në rrjetet sociale shkruan se më këtë ligj vendi kthehet në parajsë për krimin e organizuar, ndërkohë që në rast se Rama nuk tërhiqet, kur PD-të të vijë në pushtet do ta zhbëjë këtë ligj, me efekt prapaveprues.

"Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të  shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.

Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe  punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje.

Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorrizmit.

Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm  5 - 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.

Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.

Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë.

Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për aministinë fiskale të papranueshëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj,"-shkruan Tabaku.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 18/07/2020 08:14

    Tabakhone tabakhone Mu ke bo si goc asgone Ste dridhet syri aspak Me hudh helm ne bardhak

    Përgjigju
  • mond: 17/07/2020 23:53

    nje goxha femer simpatike del dhe flet me nje fjalor te egër, sikur te jete grua rrugesh, me sharje , hamendesime, akuza te pavertetuara dhe enderon per "kryeministrin ne ikje", por dhe nqs iken do ike ai kur te vije ora dhe ajo ore do dhe gati nje vit akoma, por ju mos mprehni dhembet kot se nuk ju jep njeri vota se nuk jeni te afte per asgje tjeter vec sharjeve fyerjeve dhe remujes, kuptojeni njehere e mire se nuk fitoni pse shani Ramen por vetem nqs tregoni se cmund te beni me mire se ai, dhe kete aftesi ju nuk e kini.

    Përgjigju
  • Tosi: 17/07/2020 14:57

    Neperka tabakhone paska bere zbulimin e radhes dhe po hedh helmin e kobres mbi punen e qeverise. Nuk vini ne pushtet vetem duke shpifur dhe duke u qarravitur moj tabakhone e pd leshelis

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE: 17/07/2020 13:39

    O balona tabake si puna e babaijt tat hajdut që e ktheu demokracin në parajs vjedhje. E u bë miljoner me vjedhjet nga brek grisur i Enver Hoxhës. A e ke par si je trash nga bythët o e bija hajdutit. E vetëm gërthet kape kape hajdutin e në një koh që çakalli jot babai ka bër kërdin. Ngele vetëm duke lefur pa pushim o balona tabake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja