“Presidenti Nishani në mënyrë të habitshme kthen ligjin "Për Masat Shtesë Të Sigurisë Publike" me disa argumente që veç ai i di e i gjen! I Nderuar President Nishani, a i lexon njeri nenet e ligjit atje te ju? A e shikoni se të dhënat përdoren vetëm në përputhje me ligjin dhe se të dhënat personale janë të mbrojtura po me këtë ligj? Me kthimin e këtij projektligji ju, jo vetëm dëmtoni parandalimin e krimit që është alfa në luftën kundër krimit, por nga ana tjetër, mjerisht tregoni nivelin e ulët dhe skandaloz që ka stafi juaj dhe ju si ish-ministër i Rendit Publik. Argumentet tuaj janë logjikë e PD nga e cila ju si duket nuk shkëputeni dot si President!”- shkruan Ndreu.
Deputeti i Sigurisë Kombëtare shkruan në rrjetin social Facebook, se argumenti i Nishanit se cenohet privatësia e qytetarëve nuk qëndron.
Ja statusi i plotë i deputetit të PS, Pjerin Ndreu
Presidenti Nishani ne menyre te habitshme kthen ligjin "Per Masat Shtese Te Sigurise Publike" me disa argumente qe vec ai i di e i gjen !
I Nderuar President Nishani,
1-Ligji Per masat Shtese Per Sigurine Publike nuk ka asnje shkelje privatsie askund. 80 % te objekteve qe permend projektligji i kane tashme te instaluara masat qe kerkohen ne ligj. Fjala eshte per pak objekte publike e private qe nuk i kane. logjika juaj nuk funksionon sepse "privacy" eshte e shkelur tashme pa asnje ligj e asnje kontroll. Ligji i krijon mbrojtje te privacy i nderuar ne kete amulli ku ndodhet perdorimi i masave mbrojtese deri tani.
2-Neni 13 thote:
Detyrimi për dhënie informacioni
Subjektet e këtij ligji vënë në dispozicion materialet audio-vizive apo të dhënat e tjera, që përfitohen nga përdorimi i masave shtesë të sigurisë, me kërkesë të Policisë së Shtetit ose organeve të drejtësisë, vetëm për nevoja hetimi, bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në legjislacionin në fuqi.
3-Neni 14 thote :
Përpunimi i të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale të përfituara nga sistemet e sigurisë të parashikuara në këtë ligj bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
I Nderuar President Nishani, a i lexon njeri nenet e ligjit atje te ju ? A e shikoni se te dhenat perdoren vetem ne perputhje me ligjin dhe se te dhenat personale jane te mbrojtura po me kete ligj ?
Me kthimin e ketij projekligji ju jo vetem demtoni parandalimin e krimit qe eshte alfa ne luften kunder krimit, por nga ana tjeter mjerisht tregoni nivelin e ulet dhe skandaloz qe ka stafi juaj dhe ju si ish-minister i Rendit Publik. Argumentet tuaj jane logjike e PD nga e cila ju si duket nuk shkeputeni dot si president !
Redaksia Online
Shqiptarja.com