Ligji për mediat audiovizive
Komisioni rrëzon dekretin e Nishanit

Ligji për mediat audiovizive<br />Komisioni rrëzon dekretin e Nishanit
Komisioni Parlamentar i Medias ka rrëzuar vetëm me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për formulën e zgjedhjes së Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Deputeti Musa Ulqini, relatori i çështjes, tha se dekreti i Presidentit për rrëzimin e formulës nuk ka asnjë bazë kushtetuese. 

Formula e amendamenteve të propozuara në ligjin 22.2016 është një formulë e ligjshme dhe që përkundrazi nuk bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës. Duke shprehur keqardhjen time që Presidenti i Republikës paragjykon paanshmërinë e organeve të tilla të zgjedhura me një ligj konsensual dhe pas konsultimesh të gjëra publike edhe në procesin e zgjedhjes në Kuvendin e Këshillit Drejtuaes duke demotivuar punën e organeve të tilla” tha ai.

Ligji i ri parashikon përzgjedhjen e kreut të Radio Televizionit Shqiptar përmes votimit me shumicë të thjeshtë në Kuvend. 

Në dekret Kreu i Shtetit jepte tre arsye se pse ligji duhet të rishqyrtohet nga deputetët, duke nënvizuar se ligji i mëparshëm ishte në bazë të standardeve evropiane dhe se ishte miratuar me ekspertizën e ekspertëve të Këshillit të Evropës.


Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës