Kuvend Këshilli për Legjislacionin u mblodh këtë të enjte për të shqyrtuar dy vendime të gjykatës kushtetuese që lidhen me pagat e gjyqtarëve dhe ndryshimet në rregulloren e parlamentit.

Këshilli vendosi relatorët e çështjeve nga mazhoranca dhe opozita ndërsa pritet të mblidhet edhe javën e ardhshme për të vendosur rrugën ligjore për  implementimin e këtyre vendimeve të Kushtetueses.

Kuvendi sipas vendimit të Gjykatës është i detyruar për të bërë ndryshime ligjore që prekin referencën e pagës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Ata kërkuan që  mos ishte referencë paga e drejtorëve në Kryeministri, gjë që u pranua nga gjykata.

Ndërkohë çështja e rregullores së parlamentit ka nisur duke u diskutuar mes partive politike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.