Ligji për pagat minimale, veteranët e UÇK sërish sot në protestë! Kurti takohet me përfaqësuesit e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar që të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për Dialog, që zhvillon punimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, që të takohet të premten me përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai e ka bërë këtë deklaratë në seancën e Kuvendit, teksa jashtë ndërtesës kanë qenë duke protestuar veteranët, si shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor.

Projektligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Kurti ka thënë se Qeveria ndan rreth 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, dhe se kjo shifër është më e madhe sesa ajo që ndahet për sigurinë e vendit.

“Unë nuk besoj që ne dallojmë sa i përket respektit dhe mirënjohjes për veteranët e luftës së UÇK-së, ne mund të dallojmë në bindjen tonë për numrin e tyre. Ky është një debat që zhvillohet në shoqërinë tonë, që natyrisht zhvillohet edhe në Kuvend”.

Ai ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me kategoritë e dala nga lufta “për të arritur te numri i vërtetë i veteranëve”.

“Konsiderojmë që pjesëmarrës në luftën çlirimtare kanë qenë më shumë se 60 mijë, por numri i veteranëve të UK-së është i fryrë, dhe ky është gabim edhe për historinë që do t’iu mësohet fëmijët në brezat e ardhshëm, sepse është diçka e pavërtetë”.

Deputetët e opozitës nuk janë pajtuar që seanca e Kuvendit të vazhdojë të enjten andaj kanë dalë përpara foltores, për të dytën herë gjatë ditës.

Ata kanë kërkuar që Kurti të takohet menjëherë me veteranët dhe të nisë diskutimet, e jo të premten.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar takim me shefat e grupeve parlamentare për të gjetur një kompromis.

Si nisi protesta?

Protesta nisi në orët e mëngjesit në afërsi të Kuvendit të Kosovës.

Pas disa minutave, protestuesit hynë në oborrin e Kuvendit, pas shtyrjeve me forcat e Policisë së Kosovës, derisa në hyrje të këtij institucioni kanë qenë të pozicionuara njësitet speciale.

“Këta deputetë që shkelin ligje, që shkelin Kushtetutë, nuk e kanë vendin këtu”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL të UÇK-së), Faton Klinaku, para ndërtesës së​ Kuvendit, duke bërë thirrje për tërheqje të Projektligjit.

“Për shkak të këtij turpi të deputetëve, që nuk dëgjuan thirrjet tona, që të mos e miratojnë turpin e Qeverisë, u detyruam të thërrasim protestë”.- tha ai.

Klinaku është zotuar për dërgim të projektligjit - nëse hyn në fuqi - edhe në instanca më të larta.

“Ne jemi gati që nëse ligji hyn në fuqi, ju garantoj se ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, dhe 100 për qind jemi të sigurt që Gjykata Kushtetuese do ta konstatojë​ se këta shkelin ligje”.​- tha Klinaku.

Ai ka paralajmëruar edhe protesta tjera.

“Lirisht mund t’ju them se secilën herë që këta (deputetët) do të kenë seanca, ne do të jemi këtu”. Protestuesit janë dëgjuar duke bërë thirrje, “Duam të drejtat tona” dhe "Duam një përgjigje".

Ndërprerja e seancës së Kuvendit

Ndonëse në seancë janë planifikuar për diskutim pika tjera - mes tjerash edhe pika për tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional - deputetët e opozitës kanë nisur takimin duke diskutuar për veteranët.

Rashit Qalaj, deputet nga Partia Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk duhet të ketë mbledhje normale të Kuvendit derisa të zgjidhet çështja e përfitimeve të veteranëve.

“Sot do duhej të ndiheshim të gjithë të turpëruar, por sidomos ata që ishin kundër përfshirjes së veteranëve në marrjen e benefiteve në lartësinë e pagës minimale. A thua i paskemi harruar të gjithë ata që i lanë gjymtyrët që ne sot të jemi këtu?” ka pyetur Qalaj.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria ka dështuar të ketë dialog frytdhënës me veteranët.

“Një pjesë vitale e rëndësishme dhe kontributdhënëse për lirinë e vendit, është në protestë jashtë Kuvendit sot, dhe kjo për gabime të Qeverisë. Është e padinjitetshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe nisjen e dialogut me veteranët.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar dy herë foltoren e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka thënë protestuesve se partia prej nga vjen ai, nuk do të lejojë vazhdimin e seancës pa arritur zgjidhje për veteranët, dhe ka kërkuar që të përcaktohet pensioni i tyre në linjë me pagën minimale.

Ai ka kërkuar që Qeveria, Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe veteranët të mbajnë një takim të përbashkët për të diskutuar këtë çështje.

Pse këto pakënaqësi?

Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro.

Veteranët kanë kërkuar që ky Projektligj të mos miratohet edhe në një protestë që kanë zhvilluar para Kuvendit më 6 qershor.

Projektligji i miratuar në parim është kundërshtuar edhe nga partitë opozitare në Kosovë, duke u konsideruar si diskriminues ndaj veteranëve.

Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë që nuk janë kundër rritjes se pensionit të veteranëve, por fillimisht duhet të konfirmohet lista e tyre.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu” kanë vlerësuar se pa përfunduar procesi gjyqësor lidhur në rastin “Veteranët”, pastrimi i listës së veteranëve nuk mund të bëhet.

Gjykata e Apelit, më 26 prill të vitit 2022, ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”.

Në akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ishte konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, u ngrit dyshimi se për 19.500 persona është dhënë statusi i veteranit në mënyrë të paligjshme.

Xhevdet Qeriqi nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se për “listat e fryra” kjo organizatë ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në dy takime, në qershor të vitit të kaluar dhe në maj të këtij viti.

“Në dy takimet është diskutuar (kjo temë) dhe që duhet ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Por, në fakt nuk po veprojnë në këtë drejtim, kompetencë e tij ekskluzive është që të ndërmarrë vendime për pastrimin e këtyre listave. Ne i kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunim për gjithçka, por përveç deklaratave nuk ka ndonjë hap konkret që po pritet të ndërmarrë kryeministri dhe Qeveria në këtë drejtim”, ka deklaruar Qeriqi.

Kur më 2017 është shfuqizuar neni i Ligjit për veteranët e luftës, i cili parashihte që pensioni i veteranit mos të jetë më i ulët se paga minimale, i njëjti është plotësuar me nenin që parashihte kategorizimin e veteranëve – varësisht nga vitet e angazhuara në UÇK - gjë që deri më tani nuk ka ndodhur.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Kosovës, statusin e Veteranit Luftëtar e kanë 53,188 persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37,006 janë përfitues nga skema për veteranët e luftës.

Veteranëve u bashkohen organizatorët e protestës për mjetet e Trustit

Në mesditë, në organizimin e veteranëve janë bashkëngjitur edhe protestuesit që kanë kërkuar tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Këtë kërkesë, për tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve, e ka bërë fillimisht subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër një tërheqje tjetër të mjeteve të Trustit.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi./ Rel

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:42
Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës, veteranët e UÇK-së përplasen me policinë, snajperët mbi tarraca

1655369073_snajperprotestakosove.jpg

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur sërish protestën pasi nuk përfitojnë nga rritja e pagës minimale.

Protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe janë futur brenda ambienteve të Kuvendit. Ndërkohë, policia iu është kundërpërgjigjur duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Policia e Kosovës ka vendosur edhe njësinë e snajperëve të cilët gjatë gjithë kohës do të vëzhgojnë protestën e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 17/06/2022 14:47

    Votuesi sot turprohet qe i ka dhene voten deputetit,cilido qoft nga ata, qe sot kaliron neper salle,shan,fyn dh i drejtohet njeri-tjetrit Ju keshtu uk mund te verpon,Na keshtu nuk lejojme te vazhdohet,Ka vite qe kubendi i Kosoves,kurre asnje fjale nuk e flet per okupatoret serbe,demet,vrasjte ndjekjet dhe shkatrrime mbi shqiptaret,Nuk flasin as per dhunimet e vjedhjet e shumta qe serbia kreu ne Kosove.Kane halin mes vedi,"Perlahen vellaznit,Laroji n'kallamaq".Shkijet bejne seri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë