Ligji për pushtetin vendor, PD
'sulmon' Finon, ja debatet te 'Ligjet' 

Ligji për pushtetin vendor, PD<br />'sulmon' Finon, ja debatet te 'Ligjet' 
Ligji i ri për pushtetin vendor ka filluar diskutimin në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi foli për parimet e draftit. Diskutimet u ndërprenë për shkak të debatit mes Bashkim Finos dhe Oerd Bylykbashit për kalendarin. 

Ligji parashikon kufizimin në vetëm 3 mandate të të drejtës për t'u rizgjedhur për kryebashkiakët. Po ashtu, hiqet pagesa për këshilltarët bashkiakë. 

Çuçi: Forcohet pavarësia financiare e pushtetit vendor nga qeveria. Për ne autonomia vendore është një ndër elementët bazë të funksionimit të vendorëve. 
Bylykbashi: Ligji nuk është ende në kalendarin e punimeve të kuvendit.
Fino: Shigjetim pa të drejtë nga opozita. Në 5 nëntor e kemi përfshirë në kalendar. Ne duam të bëjmë disa dëgjesa në komision me shoqata të pushtetit vendor.  Në fund unë do t'ju paraqes një raport për ta marrë në konsideratë për miratimin në parim dhe nen për nen. 
Strazimiri: E pse e firmose ti zotëri kalendarin këtu? Kot e firmos?
Fino: Ma lejon rregullorja
Bylykbashi: Kjo është në kundërshtim nga rregullorja
Fino: Pse na e ul nivelin e bisedës
Xhafaj: Zotërinj...
Fino: z. Kryetar, ti dhe nënkryetari mund të mos doni fare ta bëni këtë proces. Unë do ta bëj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike