Ligji për shpronësimet, qeveria
dërgon në Kuvend ndryshimet

Ligji për shpronësimet, qeveria<br />dërgon në Kuvend ndryshimet
Përmes disa ndryshimeve në ligjin për shpronësimet, shteti merr të drejtën të ndërhyjë në rast mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe ndërtuesit që synon të investojë në vlerë më të madhe se 50 milion lekë dhe që konsiderohet një investim strategjik. Amendimet parashikojnë që kompensimet të përcaktohen rast pas rasti nga Këshilli i Ministrave.
 
Pavarësisht kundërshtive nga opozita, komisionet kuvendore po i hapin dritën jeshile ndryshimeve në ligjin për shpronësimet. Amendimet e paraqitura nga mazhoranca përcaktojnë që në rastet e investimeve strategjike, Këshilli i Ministrave merr përsipër të përcaktojë përmes vendimeve të posaçme masën e dëmshpërblimit të pronarëve që preken nga këto investime.
 
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka propozuar që në ligjin për shpronësimet për shkak të investimeve strategjike të shtohet paragrafi F: “Në rastin e parashikuar në këtë shkronjë shpronësimi për interes publik do të bëhet sipas kritereve teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit, të cilat do të përcaktohen, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave”.
 
Në këtë mënyrë shteti merr të drejtën të ndërhyjë në rast mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe ndërtuesit që synon të investojë në vlerë më të madhe se 50 milion leke dhe që konsiderohet një investim strategjik.
 
Sipas argumenteve të mazhorancës, me ndryshimet e reja ligjore i jepet prioritet investimeve të huaja në Shqipëri. Por opozita ka akuzuar se ndryshimet lënë shteg për abuzime, dhe lënë të pambrojtur pronarët ndaj ndërhyrjeve abuzive të shtetit përmes dëmshpërblimeve shumë më të ulta nga vlera që kanë realisht pronat.
 
 Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot