Ligji për sigurinë nesër në Kuvend
Tahiri takim 30 minuta me Metën

Ligji për sigurinë nesër në Kuvend<br />Tahiri takim 30 minuta me Metën
Ministri i Brendshëm,  Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi ka nisur rreth orës 13:15, ndërsa ka përfunduar në 13:45 duke zgjatur vetëm 30 minuta.
 
Takimi kokë më kokë vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare nesër. Një nga pikat e diskutimit nesër është edhe votimi për dekretin e mbartur nga sesioni i kaluar të Presidentit për ligjin për sigurinë publike që është kthyer për shqyrtim.
 
Mazhoranca ka deklaruar më parë se do të rrëzojë dekretin e Presidentit, ndërsa LSI ka qenë kritike ndaj kësaj nisme që mban firmën e ministrit Tahiri.
 
Ligji parashikon vendosjen e kamerave në hapësirat publike dhe ato private.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament