Ligji për tarifat gjyqësore 
PS rrëzon dekretin e Metës

Ligji për tarifat gjyqësore <br />PS rrëzon dekretin e Metës<br>
Ligji për tarifat gjyqësore ishte ligji i parë i kthyer për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, që prej krijimit të qeverisë së re "Rama 2". 

Por në komisionin e ligjeve këtë të martë, maxhoranca e rrëzoi me 10 vota kundër dhe 5 pro dekretin e kreut të shtetit, duke lënë në fuqi draftin fillestar të ligjit. 

Ligji u rrëzua me votat e deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI votuan për rishqyrtimin e tij nga Kuvendi, sipas arsyetimeve të dhëna nga Presidenti. Dekreti do t'i përcillet për votim seancës së Kuvendit ditën e enjte ku me forcën e kartonit shumica parlamentare do të rrëzohet përfundimisht. Pas kalimit në seancë, ligji hyn në fuqi pa pasur nevojë për dekretin e kreut të shtetit. Ky është dekreti i parë i Presidentit që rrëzohet nga shumica parlamentare. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë