Ligji nr.8947 "Për prefektin", i jep atij të drejtën të verifikojë ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore. Sipas ligjit, brenda 7 ditëve, qeverisja vendore duhet të depozitojë pranë prefektit të gjitha vendimet me karakter normativ. "Në rastet kur vëren papajtueshmëri ligjore të aktit, prefektit i lind e drejta t'ia kthejë atë organit përkatës të qeverisjes vendore, duke argumentuar shkeljet e vërejtura. Në këtë rast, organi i qeverisjes vendore rishqyrton aktin dhe pas rishikimit e depoziton sërish te prefekti. Nëse vërehen përsëri papajtueshmëri ligjore në aktin e rishqyrtuar, i drejtohet gjykatës, duke kërkuar deklarimin e pavlefshëm të këtij akti", - thuhet në ligjin "Për prefektin".