Ligji për sportin, Braçe nxehet me Ahmetajn: E pres për interpelancë! Ruçi: Ministri ka qënë i ngarkuar

Tirane- Në nisje të seancës së Kuvendit, fjalën e ka marrë i pari Erjon Braçe, i cili ka kërkuar me urgjencë një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajn, kërkesë kjo e përsëritur siç tha ai, pas një korespondence disa mujore me shkresa mes tyre.

“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”

Erjon Braçe

Kërkesës së Braçes i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili e ka justifikuar ministrin Ahmetaj.

“Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qënë jashtë shtetit për Eurobondin, ka qënë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet”

Gramoz Ruçi

Rendi i ditës

Kuvendi do të shqyrtojë sot në seancën plenare disa projektligje dhe projektvendime të rëndësishme. Kështu sot do të shqyrtohet Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”

Po ashtu do të shqyrtohet Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfË Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektvendim/ Kërkesë “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.

Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektvendimin “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendim/Kërkesë “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”.
Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Kuvendi shqyrton Projektvendimin “Për miratimin e procedurës paraprake për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e shkuara janë edhe Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Si edhe Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, të cilët kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 04/10/2018 13:47

    Vari lulin :)

    Përgjigju
  • Faik: 04/10/2018 11:56

    Respekte Braçe ! Bjeri HAJDUTIT Braçe dhe mos i ler Kusur , sepse je i vetmi që mund të bësh Opozitë ! Sepse PDja dhe LSIja NUK janë OPOZITË , por janë një Çetë KRIMINELËSH dhe një KOPE HAJDUTËSH , që duan të vijnë në PUSHTET Pa VOTAT e POPULLIT , por nëpërmjet BANDITIZMIT Alla Dritan ZAGARI (Zagani) , Nuhu apo BABAJA ! Kjo është PD Krimi , Droga dhe HAJDUTËRIA!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh