Ligjvënësi Steve Scalise në SHBA diagnostikohet me kancer në gjak

Ligjvënësi Steve Scalise në SHBA diagnostikohet me kancer në gjak

Ligjvënësi Steve Scalise

Ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër dy në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të martën se ishte diagnostikuar me një formë të kancerit të gjakut të njohur si mieloma e shumëfishte dhe i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.

57-vjeçari Scalise tha se do të vazhdonte të sherbente në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se forma e kancerit të zbuluar në gjakun e tij ishte “shumë e trajtueshme” dhe se u zbulua herët.

Republikani që përfaqëson Luizianën ishte mes disa personave të plagosur në vitin 2017 kur një individ i armatosur qëlloi me armë zjarri ndërsa ligjvënësit po bënin stërvitje për një ndeshje bejsbolli në qytetin Aleksandria të Virxhinias, rreth 20 minuta nga Kongresi amerikan.

Ligjvënësi iu nënshtrua disa operacioneve dhe kaloi një kohë të gjatë në spital përpara se t’i nënshtrohej një terapie për ta marrë veten.

Zoti Scalise tha se javën e kaluar u vizitua tek mjeku pas nuk u ndje mirë. Ai tha se analizat e gjakut treguan disa parregullsi dhe pas ekzaminimeve shtesë u diagnostikua me mieloma të shumëfishte.

“Kam filluar një trajtim që do të vazhdojë për disa muaj”, tha zoti Scalise në një deklaratë. “Do të punoj gjatë kësaj periudhe dhe do të kthehem në Uashington, duke vazhduar punën time si udhëheqës i shumicës dhe duke i shërbyer popullit të Luizianës”.

Ai falënderoi ekipin e tij mjekësor dhe tha se ai ishte “shumë mirënjohës që ishte zbuluar herët kanceri që është i trajtueshëm”.

“Do ta përballoj me të njëjtën forcë dhe energji siç kam trajtuar sfidat e kaluara”, tha zoti Scalise.

Kolegët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ligjvënësit e Luizianës shprehën mbështetje për zotin Scalise dhe familjen e tij, ndërsa disa kujtuan vendosmërinë e republikanit pas plagosjes së tij në vitin 2017.

“I njëjti besim, mbështetja familjare dhe forca e brendshme që e bënë Steve frymëzim për të tjerët pas plagosjes, do ta shtyjë atë përtej kësaj sëmundje dhe do të na frymëzojë përsëri të gjithëve”, tha Senatori Bill Cassidy nga Luiziana./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Efektivi Edmond Rizaj nderohet me Medaljen e Kalorësit të Yllit të Italisë: Me fat që drejtova operacionin për arrestimin e bosit të mafies pulieze Giuseppe Muolo, fshihej në Shqipëri

Efektivi Edmond Rizaj nderohet me Medaljen e Kalorësit të Yllit të Italisë: Me fat që drejtova operacionin për arrestimin e bosit të mafies pulieze Giuseppe Muolo, fshihej në Shqipëri