Lihen të lirë policët/ Vendimi i gjykatës shkakton protesta antiraciste në SHBA (VIDEO)

Pritej të vendosej drejtësi, por vendimi i gjykatës në gjyqin ndaj oficereve të policisë që vranë gruan me ngjyrë Breonna Taylor, ka shkaktuar trazira dhe protesta të shumta në Louisville të SHBA-ve.

Sipas informacioneve, gjatë trazirave janë plagosur me armë zjarri dy policë por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë vendosur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme por shpallja e pafajësisë për oficerët ka shkaktuar protesta edhe në Nju Jork, Uashington, Atlanta dhe Çikago.

Më 13 mars të këtij viti, 26 vjeçarja Taylor, punonjëse spitali, u qëllua me armë disa herë nga tre oficerë që hynë në shtëpinë e saj pas mesnatës me pretendimin se kishin informacionë për drogë, por sipas të dhënave viktima nuk ka patur të shkuar kriminale.

Pas ekspertizë u arrit në përfundimin se gruaja kishte marrë 6 plumba por vetëm njëri prej tyre i kishte shkaktuar vdekjen. 

Gjatë procesit gjyqësor, oficeri Brett Hankison u akuzua, jo për vdekjen e Taylor por për sulm të paarsyetuar dhe të rrezikshme në banesën e një fqinji të viktimës në Louisville kurse dy oficerët të tjerë nuk u përballën me akuza. Familjarët dhe aktivistët kërkonin që të tre personat të akuzoheshin për vrasje.

Vrasjet e personave me ngjyrë dhe të paarmatosur nga ana e policisë kanë  ngjallur zemërimin  e të gjithë komunitetit me ngjyrë në SHBA dhe më gjerë, të nxitura veçanërisht nga vdekja para disa muajsh e afrikanoamerikanit George Floyd  në Minneapolis .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë