Lihet në burg për 30 ditë Ilir Gjuzi
dhunoi gazetarin Elvi Fundo

Lihet në burg për 30 ditë Ilir Gjuzi<br />dhunoi gazetarin Elvi Fundo
Një nga dhunuesit e gazetarit Elvi Fundo është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Për Ilir Gjuzin Gjykata ka vendosur arrest me burg për 30 ditë.

Ilir Gjuzi u arrestua dy ditë më parë pasi në 8 mars, bashkë me një person tjetër ka dhunuar gazetarin Elvi Fundo.

Ngjarja ndodhi te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet, ndërsa Fundo u dërgua në spital, pasi mori disa plagë në trup nga goditjet.

 Ilir Gjuzi ka mohuar akuzat për dhunën ndaj gazetarit, duke u shprehur se nuk është ai personi që e ka qëlluar.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim personi tjetër që ka dhunuar gazetarin.

Vet Elvi Fundo u shpreh se nuk e njeh agresorin dhe thotë se ngjarja ka lidhje me punën që ai bën si gazetar.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës! Ne e duam bashkinë për bashkëpunim me qeverinë dhe jo për të hapur sherr

Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës! Ne e duam bashkinë për bashkëpunim me qeverinë dhe jo për të hapur sherr