Lihet në burg i riu që përplasi për vdekje të moshuarën në Tiranë! Dëshmia e tij: Më ra dielli në sy, nuk e pashë! Drogë kisha pirë ditë më parë

Lihet në burg i riu që përplasi për vdekje të moshuarën në Tiranë! Dëshmia e tij: Më ra dielli në sy, nuk e pashë! Drogë kisha pirë ditë më parë

Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Marjol Alikon i cili akuzohet se teksa qarkullonte me makinë në bulevardin Zhan D’Ark, ka përplasur për vdekje 75 vjeçaren, Dituri Koprencka

Ai ka kërkuar ndjesë ndaj familjarëve duke u thënë se i kishte rënë dielli në sy teksa e moshuara kalonte rrugën prandaj nuk kishte arritur ta shihte. Sa i takon testit të drogës ndaj të cilit rezultoi pozitiv, 23 vjeçari tha se nuk kishte konsumuar atë ditë por disa ditë para aksidentit. 

Avokati i të riut, Edvis Gorishti kërkoi një masë më të lehtë nga gjykata. Sipas tij gjykata duhet të ketë parasysh faktin se autori ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe se është i padënuar më parë. Por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Sipas prokurorisë, Marjol Aliko kishte konsumuar drogë në ditën e aksidentit dhe ka hyrë në rrugë me semafor të kuq duke përplasur të moshuarën që po kalonte në vijat e bardha. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shef turi: 10/02/2023 12:40

    Te kete qene djali shkelzen breçanit,do ti thote gjykata shko ke shpia se ska ndodhur gja,Drejtsi e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës